Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

801 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

TS – Ausilio po mendon te riktheje Gabigol per te zene vendin e Icardit? Duket e pamundur, por shanset jane tek ai 1%.

TS – Ausilio po mendon te riktheje Gabigol per te zene vendin e Icardit? Duket e pamundur, por shanset jane tek ai 1%.
Inter Club Staff

Tuttosport ben nje provokim: nderkohe qe Conte sipas tyre eshte i deshperuar sepse nuk ka ende ne dispozicion asnje sulmues, ne Brazil nje i njohuri yne Gabriel Barbosa po ben namin me gola dhe me paraqitje te mira. 

Keshtu, sipas tyre, mund te jete pikerisht ai pergjigjia e Ausilios per kerkesat e Antonio Contes.

“Le te nisemi nga fakti qe po flasim per nje lojtar qe bluzen e Interit nuk do e veshi me ne te ardhmen me 99% te mundesive. Por eshte per tu habitur fakti se qe nga momenti qe ai ka shkelur ne Brazil ne 2018, eshte rikthyer ne lojtarin qe shume skuadra europiane u cmenden kur ai ishte ende nje adoleshent dhe shenonte gola pafund, madje aq shume sa Barcelona kishte arritur te siguronte nje parakontrate me klubin e tij.”

“Por Interi, pasi e bleu nga Santos per 33 milione euro ne nje nga operacionet qe u quajt i magjishem ne ate kohe sepse te gjithe konceptuan se Interi solli ne shtepi nje nga talentet me te mira braziliane, le te themi qe mbeti e zhgenjyer nga Gabigol pasi u pa ne aksion.”

“Ai luajti vetem 9 ndeshje me Interin dhe shenoi vetem nje gol. Por qe ne momentin qe Gabigol eshte kthuer ne brazil, ka shenuar pafund: 27 gola me Santos dhe me pas 22 gola me Flamengon ne kete moment. Gabigol pritet te rrije deri ne 31 dhjetor 2019 ne Rio, sepse atehere mbaron huazimi.”

“Por Interi edhe pse ka deshire ta shese (kujtojme qe ne bilanc ai i kushton zikalterve 15 milione euro), ku i dihet, ne rast se nuk gjen nje sulmues ne lartesine e duhur mund ta riktheje ate ne shtepi dhe te zevendesoje Icardin.”

“Natyrisht qe ky eshte nje plan shume i veshtire per tu realizuar dhe ka shume pak shanse te ndodhe, por asnjehere nuk i dihet. Gabigol nga ana e tij do e pranonte me deshiren me te madhe rolin e 9 tek klubi zikalter.”

Ky ka qene shkrimi i Tuttosport diten e sotme por nderkohe qe edhe ata vete thone se me 99% eshte i parealizueshem, me shume se sa nje lajm, ngjan me nje fantazi te shfrenuar te gazetes torineze.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.