TS frikeson: “Inter ne alarm per Lautaron: ja super oferta qe Real Madrid i ka bere lojtarit. Behet fjale per…”
Tuttosport diten e sotme ka folur per nje mundesi te larte qe Lautaro Martinez mund te largohet nga Interi ne drejtim te Real Madrid.
Ai do te ishte zgjedhja e pare per tu perforcuar bashke me Kylian Mbappe per sezonin e ardhshem per ekipin madrilen.
“Francezi normalisht eshte disa hapa siper interistit duke qene se tratativat per kontraten qe eshte ne skadence ne 2022 jane ndalur dhe zerat per nje transferim ne Madrid jane shtuar.”
“Ne kete mes, duhet llogaritur edhe tratativa ndermjet Perez dhe Al-Khelaifi, e cila mund te jete e veshtire pas asaj qe ndodhu me Super League.”
“Rinovimi i Lautaros nderkohe nuk ka ndodhur akoma por do te ndodhe edhe nese ai qendron apo shitet.”
“Rroga e tij e re do te jete 4,5 milione euro. Me pas, d ote tentohet te kuptohet se sa do te rritet vlera e tij pas rinovimit.”
“Ne kete moment qe po flasim, Real Madrid po mendon te beje nje oferte te afert me 60-65 milione euro.”
“27 milione nga keto, Interi ja ka borxh Realit per Hakimi. Nderkohe, pjesa tjeter mund te paguhet cash nga Real ose me nje lojtar ne kembim.”
“Ata mund te perdorin kartonin e Luka Jovic per te ulur koston e transferimit te argjentinasit ne Madrid.”
“Por ka edhe me shume: duket se Perez ka nje super oferte per vete Lautaron qe do te bente ate ta mendonte mire nje transferim ne Madrid.”
“Plot 9 milione euro rroge ne sezon, nderkohe qe me bonuse mund te kape dhe shifrat e 10 milione eurove. Jo pak apo jo?”