
TS habit: “Thiago Motta po tenton nje kurth ndaj Interit: ai po mendon te beje nje surprize me…”
Sot ne oren 19:00, Inter do te gjeje perballe nje skuader ne shendet te plote si ajo e Spezias se koherave te fundit.
Ata jane ne nje pozicion te kenaqshem ne klasifikim dhe ne vitet e fundit kane goditur shpesh here duke mundur edhe skuadra te rendesishme.
Per kete gje ka folur sot Tuttosport, e cila kujton se Milan ka rene pikerisht ndaj skuadres ligure jo vetem kete sezon.
“Te gjithe e mbajne mend ndeshjen e perfunduar 1-2 ne San Siro me Spezian qe shenoi ne minutat shtese te ndeshjes golin e fitores.”
“Kishte shume polemika arbitrare ne ate rast per golin qe nuk ju dha Messias e me pas Spezia shenoi golin e fitores.”
“Por te mos harrojme edhe shkurtin e 2021, kur Spezia mundi Milanin ne stadiumin e saj ne nje ndeshje emocionuese.”
“Por nuk duhet lene menjane as fitorja qe djemte e Thiago Mottes kane bere ne shtepine e Napolit ne kete sezon.”
“Gjithesesi, Inter duhet te kete kujdes nga nje kurth qe Thiago Motta ka menduar te ndertoje per Interin diten e sotme: ai mund te hedhe nga minuta e pare Nzola duke lene ne stol Manaj. Keshtu Spezia do te behej me e rrezikshme ne kundersulme.”