Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

314 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

TS i habit te gjithe: “Ja kush eshte Materazzi i Interit dhe Gattuso i Milanit ne derbin e neserm.”

TS i habit te gjithe: “Ja kush eshte Materazzi i Interit dhe Gattuso i Milanit ne derbin e neserm.”
Inter Club Staff

Nje nga artikujt e dites se sotme te dedikuar per derbin e Milanos, eshte ai i Tuttosport qe ben nje krahasim me te kaluaren.

Ata kane hedhur ne drite keshtu nje krahasim qe do te bezdise jo pak tifozet e te dyja skuadrave te Milanos.

Niccolo Barella dhe Sandro Tonali ne kete derbi jane si Marco Materazzi dhe Rino Gattuso, ka shkruar diten e sotme e perditshmja italiane.

“Gjeja qe i bashkon ata eshte numri 8 dhe numri 23 ne shpinen e tyre. Eshte nje karikim grinte qe ndez motorret e Interit dhe Milanit”, shkruan Tuttosport e cila vazhdon edhe me tej.

“E veshtire qe Tonali (raporti i te cilit me Gattuson eshte shume i forte) te jete titullar, por me shume mundesi interisti do te jete.”

“Barella nuk ka ndonje lidhje direkte me Materazzin, por numrin 23 e kane zgjedhur ne menyre te ngjashme per shkak te nje idhulli qe luan ne NBA: Lebron James per ate dhe Michael Jordan per Matrix).”

“Por as ne pozicionin e lojes ne fushe, ata nuk jane te njejte, duke qene se Materazzi ka qene nje mbrojtes dhe Barella nje mesfsuhor.”

“Barella eshte nje motorr qe nuk le asnje cast te ndeshjes ti ike. Ne karakter, jane shume te ngjashem ama. Por ne cilesi, aspak.”

“Por ne distancen e kaq viteve, Barella dhe Tonali do te tentojne qe te tregojne se jane pasardhes te denje te numrave qe kane mbi shpine.”

Ky ka qene keshtu krahasimi i Tuttosport qe ka shkaktuar edhe reagime te ndryshme ne shume rrjete sociale ku tifozet e kane quajtur te pavend krahasimin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.