Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,326 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

TS i habit te gjithe: “Lojtari deshiron te largohet nga Inter, por Inzaghi e ndalon: “Tranjeri nuk do qe…”

TS i habit te gjithe: “Lojtari deshiron te largohet nga Inter, por Inzaghi e ndalon: “Tranjeri nuk do qe…”
Inter Club Staff

Tek Interi ka disa lojtare qe jane titullare te padiskutueshem (ne formen qe nuk kane rival ne skuader), por ka edhe disa lojtare qe quhen linja te dyta.

Por diferenca ndermejt titullareve dhe ketyre linjave te dyta, ne sezonin qe sapo kemi lene pas, ka qene teper i madh.

Kjo gje mund te vihet re shume mire edhe nga minutat qe kane luajtur lojtaret gjate gjithe sezonit ku ka pasur nje seri lojtaresh shume pak te perdorur.

E pikerisht nje nga keto linja te dyta, me sa duket ka kerkuar nga klubi qe te shitet ne kete sezon, por duket se Inzaghi po e ndalon dicka te tille.

“Behet fjale per Roberto Gagliardini qe gjendet ne nje situate teper te vecante ne kete moment ne klubin zikalter.”

“Ai deshiron te luaje me shume, ka edhe oferta te ndryshme, por Inter nuk preferon ta shese per momentin.”

“Ceshtje karakteristikash: nuk ka lojtare te tjere ne mesfushe qe ofrojne fizik ashtu si ofron ai, sidomos pas largimit te Vecinos.”

“Lojtari ka nje kontrate deri ne 2023, por tranjeri duket i vendosur per ta mbajtur Gagliardinin te pakten edhe nje sezon ne skuader.”

“Ai ka frike se mos duke larguar shume lojtare e duke marre shume lojtare te rinj, tek Interi mund te prishen disa ekuilibra qe kane dashur kohe te ndertohen.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.