Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

821 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

TS i paralajmeron te gjithe: “Kujdes nga Inter: po mendon nje goditje tjeter ‘alla-Hakimi’: ja emrat.”

TS i paralajmeron te gjithe: “Kujdes nga Inter: po mendon nje goditje tjeter ‘alla-Hakimi’: ja emrat.”
Inter Club Staff

Nje goditje ne stil-Achraf Hakimi per te perforcuar ne menyre te ndjeshme Interin ne nje repart ku i mungon nje lojtar i rendesishem.

Per kete flet Tuttosport diten e sotme qe e nis shkrimin e saj me fjaline: “Kujdes nga Inter: po mendon nje goditje tjeter ‘alla-Hakimi’.”, dhe me pas tregon edhe emrat qe zikalterit po mendojne per krahun e majte.

Sipas te perditshmes italiane, kjo eshte ideja e vendosur e Interit, qe e ka percaktuar shume mire ate qe i mungon per sezonin e ri.

Ne skuader aktualisht jane Young dhe Perisic, por per Conten, njeri do te largohet dhe tjetri mund te shihet per sezonin e ri vetem si nje zevendesues i mire, asgje me shume.

Nderkohe, ne skuader jane edhe lojtare si Kolarov qe do te largohet me siguri, apo si Matteo Darmian dhe D’Ambrosio qe kane rolin e lojtareve zevendesues, plotesues, por jo titullare.

Nderkohe ne liste per Interin sipas Tuttosport mbeten Marcos Alonso dhe Emerson Palmieri nga Chelsea me kete te fundit qe eshte edhe ne listen e Juventusit.

Por sipas Tuttosport, Interi ka nje enderr te madhe per krahun e majte: “Quhet Robin Gosens endrra e madhe e zikalterve: gjermani i Atalantes kushton shume dhe nuk do te jete e thjeshte qe te arrihet te ai.”

“Por mardheniet e shkelqyera me Atalanten mund te trondisin ekuilibrat ne Serie A sepse Interi me nje element si ai ben nje hap shume te fuqishem per te ardhmen.”

“Nderkohe, ne listen zikalter eshte edhe Filip Kostic i Eintracht Frankfurt apo edhe Dany Rose, lojtar i lindur ne 90 dhe ne skadence kontrate me Tottengam.”

“Por kujdes, ne listen e Marottes ka edhe te rinj me prespektive si Vitalij Mykolenko (21 vjecar i Dinamo Kyev), Owen Wijndal (lojtar i lindur ne 1999 i AZ ne Hollande) si dhe gjermani Noah Katterbach (lojtar i zbuluar nga Koln dhe i datelindjes 2001).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.