Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

288 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

TS – Ja ultimatumi i Contes per te gjithe stafin e Interit: “Vemendja do te jete vetem tek nje lojtar.”

TS – Ja ultimatumi i Contes per te gjithe stafin e Interit: “Vemendja do te jete vetem tek nje lojtar.”
Inter Club Staff

Me sa duket, rinisja e kampionatit do i jape nje mundesi te arte Antonio Contes te perfshije ne skuader dhe mekanizmat nje lojtar qe nga janari ka qene pothuajse jashte cdo mekanizmi.

Behet fjale per shansin e arte qe do te kete Christian Eriksen per te treguar te gjitha vlerat e tij.

Stopi qe ndodhi ka bere qe te zhduket cdo lloj diference fizike me shoket e skuadres dhe kjo gje do i jape mundesi Antonio Contes te kuptoje nese ish-lojtari i Tottenham mund ti garantoje tranjerit te Interit ate qe ai kerkon.

Nje faktor jo i vogel ky, duke pare se Interi harxhoi 20 milione euro ne janar per ta rrembyer nga konkurenca dhe per ta sjelle ne Milano 6 muaj perpara se kontrata i mbaronte.

Tuttosport nenvizon se si rrugetimi i Eriksen eshte i njejti me ate te Stefano Sensit.

Edhe ish-lojtari i Sassuolos dukej sikur nuk kishte karakteristikat per te luajtur si ‘mezzala’ ne 3-5-2 e Contes ne fillim: por decizive tek ai ishte puna e tranjerit.

Nderkohe, Eriksen i hedhur ne fushe si nje trekuartist, do te kishte akoma me pak probleme per tu pershtatur.

Tani, per here te dyte ne kete sezon, cdo gje eshte ristartuar nga fillimi dhe Conte do e kete kuptuar me ne fund se si mund ta perfshije edhe ate.

Ideja e pare eshte ajo e nje 3-5-2 me Eriksen qe mund te transformohet ne cdo moment te lojes ne nje 3-4-1-2 por do i takoje danezit te sakrifikohet dhe te tregoje se mund te mbuloje ate pozicion.

Gjithesesi, sipas asaj qe thote Tuttosport, Conte i ka dhene nje ultimatum te gjithe stafint te tij: vemendja kryesore do te jete e gjitha tek perfshirja e Christian Eriksen. Rifillimi i rrugetimi te Interit duhet te nise pikerisht me danezin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.