Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

4,465 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

TS – Merkato, emrat e Mancinit: ja lista

TS – Merkato, emrat e Mancinit: ja lista
Rinor Sopaj

Merkato zikaltër, në pritje të hapjes zyrtare të afatit kalimtar të verës, vazhdon dhe Tuttosport në edicionin e sotëm prezanton listën e cila do t’i përmbushte kërkesat e trajnerit zikaltër Roberto Mancini, i cili është në kërkim të lojtarëve të fortë dhe të gatshëm.

Përvec emrit më stabil Yaya Toure (Manchester City), tani në horizont janë disa zëra të cilët e të shtyjnë të mendosh seriozisht për një rikthim të mundshëm të Thiago Mottas, për momentin lojtar i Paris Saint Germain, por vëmendje edhe ‘rikthimit’ të Lucas Leiva (Liverpool). Në rast të një lamtumire me Samir Handanovic, në pole position mbetet Petr Cech (Chelsea). Në ndërkohë duket se ka përfunduar cdo gjë për Ervin Zukanovic të Chievo Veronas, ndërsa Jonathan Ludovic Biabiany mund të jetë një zgjedhje low cost.

Në fund, pas përfundimit të përpjekjeve në mes Juventusit dhe Palermos për Paulo Dybalan, Mancio tashmë e ka gjetur emrin e përsosur për repartin e sulmit: bëhet fjalë për Nabil Fekir, i lindur në vitin 1993 francez me origjinë algjeriane nga Lyon.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.