Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

359 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

TS – Mire pa Icardin, por Lautaro kur do te rikthehet per Interin? Ja data e mundshme! E veshtire qe te luaje ndaj Atalantes!

TS – Mire pa Icardin, por Lautaro kur do te rikthehet per Interin? Ja data e mundshme! E veshtire qe te luaje ndaj Atalantes!
Inter Club Staff

Nuk eshte aspak nje moment i mire per Interin sepse me sa duket eshte rihapur perseri ceshtja Icardi.

Kjo gje nuk duhet te ndodhte sepse Interi ka nje emergjence totale ne sulm duke pare edhe demtimin e Lautaros dhe nje Keita jashte forme.

Por lajm i keq pervec mungeses edhe te Icardit, eshte fakti se demtimi i Lautaros erdhi pikerisht ne momentin me te mire te tij.

Ishte nje demtim qe vuri ne veshtiresi Interi por edhe Luciano Spallettin qe e ka pare veten pa nje sulmues qendre.

Sipas asaj qe thote Tuttosport, ka nje te re ne lidhje me gjendjen e Lautaros.

“Brenda javes argjentinasi do te beje nje kontroll tjeter te posacem ku do te tentohet te kuptohet dicka me shume rreth demtimit te tij.”

“Ne fakt do te jete nje rezonance me e specializuar per te verifikuar shkallen e demtimit te pesuar me Argjentinen (eshte nje demtim muskular ne kofshen e djathte).”

“Vetem pas ketij kontrolli te dyte do te shikohet nese ka ndonje shans per nje rikthim me te shpejte (qe eshte me i veshtire) qe ne ndeshjen ndaj Atalantes apo do te pritet transferta e 14 prillit ndaj Frosinones.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.