Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

412 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

TS ndez alarmin: “Interi mund te shese Eriksen te nj klub tjeter ne Serie A? Ai do te shkembehej me…”

TS ndez alarmin: “Interi mund te shese Eriksen te nj klub tjeter ne Serie A? Ai do te shkembehej me…”
Inter Club Staff

Kane filluar qe te behen te shpeshte perseri zerat e nje largimi te mundshem te Christian Eriksen ne janar, pasi te hapet merkato.

Ne keto jave eshte folur shume per pista te huaja, si ajo e PSG dhe Bayern Munich, por sipas Tuttosport ai mund te perfundoje ne nje skuader tejter te Serie A.

Keshtu, mund te kete nje te ardhme ne Itali per te, por larg Interi, duke pare se nuk eshte ne planet e Contes.

Eriksen, sipas te perditshmes italiane, mund te futet pikerisht ne nje tratative merkato me klubin e Napolit.

Sipas tyre, ideja eshte ajo e nje shkembimi, ku ne Milano mund te vije Milik dhe ne Napoli mund te shkoje pikerisht danezi.

“E ku i dihet, mbase Interi mund te shpike nje shkembim. Gattusos, i pelqen jashtezakonisht shume ideja e nje trekuartisti te mirefillte ne skuader.”

“Ai ka perdorur shpesh here Mertens ne ate pozicion, por ai nje si Eriksen tek Napoli e enderron me te madhe.”

“Me blerjen e Bakayoko, ai ka hequr dore nga Vecino, nje lojtar tjeter te Interit qe e pelqen dhe Eriksen ka bere qe atij ti behen syte me zemra.”

“Nuk po flasim ende per nje tratative te mirefillte, por per nje tratative qe mund te linde per shkak te nevojes se Interit per nje sulmues.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.