Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

717 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

TS – Thohir therret Bergomin: rol ne sektorin e te rinjve?

TS – Thohir therret Bergomin: rol ne sektorin e te rinjve?
Ardi Deda

Per momentin, angazhimi i tij eshte i limituar tek Inter Forever, formacion i legjendave zikalter mbi te cilin po synon shume Erick Thohir per ti dhene publicitet markes Inter ne bote. Megjithate, ne nje te ardhme jo shume te larget, Giuseppe Bergomi mund te futet ne shoqeri, ndoshta me nje rol ne sektorin e te rinjve. Edhe pse “lo Zio” sic e therrasin (me 756 ndeshje dhe 28 gola qe nga debutimi me 30 janar 1980, kunder Juventus, e deri tek lamtumira ne kampionat kunder Bologna, me 23 maj 1999), pervecse eshte nje komentator i vleresuar ne Sky, ka ndertuar nje karriere edhe si trajner tek te rinjte: aktualisht eshte tek Berreti i Como, nderkohe ne 2012-2013, me Atalanten, ka fituar ne te njejten kategori titullin duke mundur pikerisht Interin e Sergio Zanetti, vellain e Javier.

Bergomi, i cili nuk ishte marre kurre ne konsiderate nga Moratti – me te cilin nuk ka nje raport te mire – ne pritje te detyrave te metejshme, eshte bere ambasador i Interit te Thohir se bashku me Materazzi dhe Stankovic ne operacionin e rifinancimit te borxhit te drejtuar nga Goldman Sachs. Me Inter Forever “lo Zio” do te jete i impenjuar ne ndeshjet me legjendat e Juventus dhe te Kombetares ne Livorno (16-17 maj) dhe mbi te gjitha, ne Bernabeu kunder ish lojtareve te Real Madrid, takim te cilin Thohir e vlereson shume edhe per te forcuar marredheniet me Florentino Perez.

 

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.