Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,522 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

TS zbulon: “Inter, ja motivi i vertete se pse TOP PLAYER qe po sakrifikon Inter eshte pikerisht Skriniar: sepse ai…”

TS zbulon: “Inter, ja motivi i vertete se pse TOP PLAYER qe po sakrifikon Inter eshte pikerisht Skriniar: sepse ai…”
Inter Club Staff

Jane dita teper te nxehta ne aksin Milano-Paris, me PSG qe eshte gati te beje nje sulm final per blerjen e Milan Skriniar.

Palet do te ulen perseri, por eshte shume e lehte qe te mendohet se PSG tashme do te rrise oferten e saj per lojtarin.

Tuttosport nderkohe ka tentuar te shpjegoje te gjithe situaten: “PSG ka bere nje loje shume te mire me Skriniar”.

“Per te mos rrezikuar, fillimisht ka joshur lojtarin, duke i ofruar 9,2 milione euron e sezon, dhe me pas ka filluar negociatat me Interin”.

“Skriniar qe kishte deklaruar dashuri te pakushtezuar, duket se i ka pelqyer jo pak nje page tre here me e larte e ne Milano”.

“Nderkohe, tani nga ana tjeter, duhet te kenaqet Inter, qe kerkon 80 milione euro ne total dhe nuk deshiron lojtare ne kembim”.

“PSG deri me tani ka tentuar qe te fuse lojtare ne marreveshje dhe vetem 60 milione euro cash, dicka e refuzuar”.

“Marotta dhe Ausilio e ndjejne se PSG eshte prane lojtarit, por ende nuk kane pranuar qe te gjunezohen perballe ofertes se tyre”.

“Kjo edhe per faktin se Skriniar vertete ka nje kontrate deri ne 2023, por me te ka pasur nje marreveshje per te zgjatur kontraten”.

“Por nder te tjera, edhe pse Skriniar do te shkonte me vrap ne PSG, ai nuk po ben asnje presion, sepse e di qe Inter do e pranoje oferten mbase”.

“Deri me tani, Skriniar per PSG ka qene zgjedhja e pare per te blinduar mbrojtjen dhe nuk kane pare askund tjeter.”

“PSG po mendon se mbase me 70 milione do te jete me e thjeshte te arrihet tek ai, por dicka te tille nuk kane si e zbulojne pa bere nje oferte te re”.

“Nderkohe, Inter qe nuk ka nxitim per te pranuar nje oferte te ulet, ka nxitim per te mbyllur goditje si Bremer prandaj po shpreson qe kjo histori te marre fund shpejt”.

“Pse eshte zgjedhur te sakrifikohet pikerisht Skriniar? Kjo per arsye se nder titullaret, ai ishte lojtari qe mund te zevendesohej me lehte dhe qe kishte kerkesa”.

“Bastoni per shembull, per karakteristika, eshte unik. Nderkohe, te shitet Lautaro, eshte teper e veshtire me pas te gjendet nje zevendes ne merkato. sulmuesit kushtojne shume…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.