Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

518 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ne derbi nga minuta e pare dy lojtare qe ishin ne merkato ne vere: “Ata jane ‘falur’ nga Conte dhe pritet…”

Inter, ne derbi nga minuta e pare dy lojtare qe ishin ne merkato ne vere: “Ata jane ‘falur’ nga Conte dhe pritet…”
Inter Club Staff

Ne vere dukej sikur ata do te largoheshin perfundimisht nga Interi, por me pas qendruan dhe tani mund te luajne titullare ne derbi ndaj Milanit.

Behet fjale per Ivan Perisic dhe Marcelo Brozovic, por kjo edhe fale shume mungesave nga prekja me Covid19 e disa lojtareve zikalter.

Keshtu, ata te dy mund te jene pikerisht dy lojtare te rendesishem te Contes:

BROZOVIC – “I ardhur nga Dinamo e Zagrebit ne janarin e 2015, Epic Brozo tre vite me pas ishte gati te merrte nje avion per ne Sevilla (1 milione euro huazimi dhe 28 milione euro e drejta e blerjes), por Spalletti nuk e la te largohej sepse Pastore nuk erdhi dhe kroati duhej.”

“Brozo, qe me pare ishte nje njeri qe bente diagonale dhe keto diagonale i bente ne diskoteke, kesaj radhe jeta e tij ndryshoi me ardhjen ne jete te vajzes se tij dhe me pas menjehere Spalletti i gjen edhe nje vend ne fushe qe duket sikur ishte perfekt per te: perpara mbrojtjes.”

“Jo me kot ai i ka rezistuar vjet edhe revolucionit te Contes. Numrat ishin te mire, duke qene se ai eshte lojtari qe ka dhene me shume assist (9, bashke me Sanchez) dhe qe fiton me shume dyluftime (95) dhe qe rekuperon me shume topa (272).”

“Nderkohe, ai eshte mesfushori me me shume pasime te sakta ne Serie A ne kater sezonet e fundit (6856 te tilla).”

“Jane numra qe peshojne me shume se dy golat e shenuar ndaj Milanit ne derbit e fituara vitin e kaluar.”

“Por pavarsisht gjithckaje, Brozo ka kaluar nje vere te veshtire. Ai ishte nje nga lojtaret e paket qe Interi mund te shiste per te arritur te Kante, por ne fund qendroi. E tani po pretendon nje derbi tjeter… Epik.” – lexohet te La Gazzetta dello Sport.

PERISIC – “Edhe ai u largua vitin e kaluar bashke me Icardin dhe Nainggolan ne emer te bashkimit te dhomave te zhveshjes.”

“Por Ivan u rikthye ne Milano me shume pune dhe kokeulur. Ne 3-5-2 e Contes ai mund te gjeje vend me karakteristikat e tij vetem si lojtar i krahut.”

“I inspiruar nga Eto’o i 2010, ai ka pranuar te beje edhe mbrojtesin e krahut keshtu. Por natyra e tij mbetet shume sulmuese, nuk duhet harruar kjo sepse ai ka qene perhere nje sulmues ne 4-2-3-1 e Spalettit.”

“Conte gjithesesi te shtunen do te shpresoje shume tek ai duke pare edhe mungesen e sigurt te Young.”

“Nderkohe, Ivani eshte treguar i tmerrshem disa here ne te kaluaren me Milanin ne derbi.”

“Duke nisur nga debutimi absolut me Interin, me nej fitore fale Guarin ne shtatorin e 2015, ai ka firmosur nje gol ne minuten e 92′ ne 2-2 e arritur me Piolin kur ishte i ulur ne pankinen e Interit ne nentorin e 2016.”

“Por nderkohe, ai ka derguar ne gol shpesh here ne derbi edhe Icardin. Tre jane assistet e tij ne derbi.”

“Kunder asnje skuadre tjeter Perisic nuk ka dhene kaq shume assiste. Nderkohe, vetem Handanovic (15 ndeshje) eshte lojtari qe ka luajtur me shume derbi se Perisic qe ka luajtur 8 te tille.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.