Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

837 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Tuttosport dhe parashikimi i cmendur per Skriniar: “Inter, shtrengoje fort. Ai do te jete mbrojtesi qe…”

Tuttosport dhe parashikimi i cmendur per Skriniar: “Inter, shtrengoje fort. Ai do te jete mbrojtesi qe…”
Inter Club Staff

Pavarsisht nje roli jo te zakonshem (mbrojtes i krahut te djathte) e pavarsisht kundershtareve qe kishin nje hap shume me te shpejte (Son dhe Lucas) edhe Tottenham pa nje Milan Skriniar shume te vendosur dhe protagonist. 

“Nuk eshte nje mister tashme qe Interi per te ka refuzuar dy oferta ne nente muaj per vleren e 65 milione eurove per mbrojtesin e saj qendror.”

“Oferta e pare e refuzuar ka qene ne janarin e 2018, kur Manchester City beri oferten e pare.”

“Oferta e dyte gjithashtu erdhi nga qyteti i Manchester, por kesaj radhe ishte skuadra tjeter United ajo qe e kishte seriozisht per te dhe lojtarit i ofroi ne vere 4 milione euro ne sezon.”

“Drejtori sportiv Ausilio mbeshtet tezen se Milan Skriniar nuk mund te shitet kurresesi me pak se Van Dijk, lojtari qe u pagua 85 milione euro nga Liverpool janarin e kaluar.”

“Nje vleresim qe duket i paimagjinueshem nese shikon shifren prej 1 milione euro qe pagoi Sampdoria ne janarin e 2016 per ta sjelle nga Zilina ne Itali.”

“Sot Skriniar vlen me patjeter te pakten 80 milione euro dhe pas nje sezoni te mire ne Serie A ndoshta kete sezon e pas nje Championsi te mire, cmimi i tij mund te rritet akoma me shume. Keshtu, parashikimi i momentit eshte qe do te jete pikerisht Milan Skriniar lojtari qe do te thyeje rekordin e blerjes se nje mbrojtesi.”

“Nderkohe qe cmimi i tij rritet cdo dite, Interi mund te gezoje nje nga mbrojtesat me te mire ne qarkullim ne kontigjentin e saj dhe me me shume prespektive.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.