Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

345 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Tuttosport e pranon: “Plusvalencat e Interit as nuk krahasohen dot me ceshtjen e Juventusit: ata vetem…”

Tuttosport e pranon: “Plusvalencat e Interit as nuk krahasohen dot me ceshtjen e Juventusit: ata vetem…”
Inter Club Staff

Edhe Tuttosport diten e sotme flet per viziten ne seline e Interit nga ana e Guardia di Finanza per ceshtjen e plusvalencave.

Ata kane folur per kete lajm qe ka dale ne pah dje, dhe kane treguar se si ndryshimi ndermjet ceshtjes se Juventusit dhe asaj qe ndodhi dje me Interin nuk kane asnje lidhje.

“Ne kete moment qe po flasim, Prokuroria e Milanos ka hapur nje hetim per Fali Ramadanin, agjent i njohur i cili po hetohet me shume kujdes.”

“Edhe pse emri i tij beri shume buje ne fillim, me pas nuk eshte folur me gje dhe duket se organet e drejtesise po punojne ne qetesi. Nderkohe, dje Guardia di Finanza ka bere nje vizite edh etek Interi.”

“Eshte konfirmuar se ata kane kerkuar dhe kane marre nga Interi disa dokumenta per transferimet nga 2017 deri ne 2019.”

“Por ne kete mes, ka nje diference shume te madhe ndermjet Interit dhe ndermjet ceshtjes se plusvalencave tek Juventusi.”

“Te Interi prokuroria ka shkuar te kontrolloje dokumentat si nje nderhyrje eksplorative per te pare nese cdo gje eshte bere sipas rregullave.”

“Te hetimi i Juventusit nderkohe nga Prokuroria e Torinos ekzistojne me qindra telefonata te pergjuara dhe me individe te vecante ne hetim prej muajsh.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.