Tuttosport e sigurt: “Inter, cfere goditje ne Serie A: eshte perzgjedhur zevendesi i Brozovic. Eshte pikerisht…”
Statistika eshte shume e qarte: kur Marcelo Brozovic ka munguar, Interi nuk ka fituar nje ndeshje te vetme.
E Inter po e humbet kete kampionat pikerisht per nje ndeshje te vetme te pafituar, sepse diferenca me Milanin eshte vetem dy pike.
Ka pasur nje humbje me Sassuolon, barazim me Torinon dhe Fiorentinen. Pikerisht per kete fakt Inter po kerkon nje zevendes per te.
Nderkohe qe eshte vendosur qe nuk do te merret ndonje lojtar i kalibrit te Paredes apo Pjanic, sepse Inter do te besoje te ndonje profil i ri.
“Ne fillim eshte perfolur shume per Dani Ceballos, por duke pare se ai ka shume skuadra qe e kerkojne, nuk eshte dakord te vije ne Milano per te bere zevendesin.”
“Ai deshiron te luaje me vazhdimesi, dicka qe Inter nuk i ofron dot. Keshtu, syte e Interit jane hedhur ne Serie A.”
“Behet fjale per shqiptarin Kristjan Asllani. Po, sepse raportet me Empolin jane shume te mira dhe me sa duket, Inter mund te perdore me ta karten Esposito.”
“Nje huazim i italianit do te ndihmonte Interin qe te merrte ne shtepi Asllanin, nje nga mesfushoret me te talentuar ne kete moment ne Serie A.”
“Asllani eshte i perzgjedhuri dhe cmimi i tij nuk eshte ende shume i larte. Me siguri qe gjithcka mund te mbyllet me nje operacion alla-Ausilio: huazim me te drejte blerje pas 2 vitesh ndoshta.”