Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

540 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Tuttosport frikeson: “Conte po punon per largimin e tij nga Interi: prandaj ai…”

Tuttosport frikeson: “Conte po punon per largimin e tij nga Interi: prandaj ai…”
Inter Club Staff

Te gjitheve i ka bere nje pershtypje e madhe qetesia ekstreme me te cilen Antonio Conte ka analizuar rezultatet e Interit ne kete fillim sezoni.

Mbi te gjitha nese krahasojme Conten me ate qe ka qene vitin e kaluar pas ndeshjeve dhe me ate qe ka qene kete sezon, duken dy persona te ndryshem.

Ja pse pas kesaj qetesie, sipas Tuttosport, fshihet shume me shume nga sa duket dhe mbi te gjitha nje e ardhme larg Interit.

“Conte ne kete moment, me keto dalje ne publik pas paraqitjeve te keqija te Interit po punon per… largimin e tij nga Interi.”

“Pse? Sepse ai po mundohet te rregulloje imazhin e tij, ne rast te nje largimi nga Milano. Ai ka lexuar se si te gjithe flasin se ai ka pasur probleme me klubet si te Chelsea, si te Juventusi e kudo ku ka punuar.”

“Prandaj, po tenton te rregulloje kete imazh. Ai nuk deshiron qe te vazhdoje te konsiderohet si nje tranjer problematik.”

“Sepse kjo gje mund te beje qe karriera e tij te jete ne rrezik. Conte, qe ne kete moment duket i lumtur, pas termeteve ne Londer, dhe me pas ne Torino, po kuron me kujdes nje imazh qe gjate viteve e ka pare ate teper emotiv dhe te nevrikosur, pothuajse gjithmone, dhe kunder te gjitheve ne klub, pervec skuadres.”

“Ja pse ai eshte me i qete: pikerisht per kete arsye. Conte mbase po mendon per Interin dhe te tashmen, por po mendon me shume akoma edhe per te ardhmen…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.