Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

264 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Tuttosport i habit te gjithe: “Ja pse Interi nuk duhet ta bleje Onana qe ne merkaton e janarit: rrezikon…”

Tuttosport i habit te gjithe: “Ja pse Interi nuk duhet ta bleje Onana qe ne merkaton e janarit: rrezikon…”
Inter Club Staff

Prej kohesh tashme eshte bere me dije se Interi ka ne duar lojtarin Andre Onana, portierin 25 vjecar qe do te largohet me paramter zero nga Ajax.

Por diten e sotme, Tuttosport ka dashur te ndalet te kjo histori duke u bazuar edhe te lajmet qe kane ardhur dje nga Spanja.

“Me sa duket ne gare per sherbimet e lojtarit ka edhe klube te tjera dhe mes tyre eshte Barcelona ku Onana ka luajtur per pese vite te akademia e tyre.”

“Por nderkohe edhe Napoli duket si nje skuader qe ka kerkuar informacione per lojtarin per nje te ardhme pas Ospina.”

“Gjithesesi, ne Appiano Gentile ka nje optimizem shume te madh per lojtarin duke qene se eshte nje profil i monitoruar prej vitesh dhe qe Marotta me sa duket e ka ne dore.”

“Por Interi, nese vendos ta marre lojtarin qe ne janar ne Milano, mund ti hape pa dashje vetes nje problem teper te madh.”

“Si fillim, do te paguaje te Ajax nje shifer jo te vogel per te marre nje lojtar qe do te vije me paramter zero ne fund te sezonit.”

“Por jo vetem kaq, sepse Interi me blerjen e tij mund te prishe edhe stabilitetin e dhomes se zhveshjes ku Handanovic eshte edhe lider, por edhe titullar i padiskutueshem.”

“Nje situate e pakendeshme qe te gjithe do te donin ta evitonin”, shkruan Tuttosport, qe ne nje fare menyre duket sikur nuk do qe Interi ta marre Onana qe ne vere.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.