Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

727 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Tuttosport i habit te gjithe: “Ja si do ndryshoje Interi sezonin e ri: do te largohen plot…”

Tuttosport i habit te gjithe: “Ja si do ndryshoje Interi sezonin e ri: do te largohen plot…”
Inter Club Staff

Diten e sotme pritet te jete edhe lajmerimi i madh per zyrtarizimin e rinovimit te kontratave te tre njerezve te rendesishem tek Interi.

Behet fjale per Marotta, Ausilio dhe Baccin, te cilet do te rinovojne deri ne vitin 2025 me Interin duke vazhduar keshtu rrugetimin e nisur.

Te tre ata, sipas Tuttosport, po punojne fort edhe ne krahasim me te ardhmen duke programuar sezonin e ardhshem qe tani.

Pasi eshte marre Onana per proten qe nga korriku, Handanovic do te qendroje me nje rol te ri: ate te zevendesit.

Nderkohe, eshte marre edhe Gosens ne janar, i cili do te behet gradualisht titullari i Interit ne krahun e majte.

Do te qendroje edhe Brozovic nderkohe, i cili ka arritur nje marreveshje me Interin dhe shume shpejt do te zyrtarizohet edhe kjo marreveshje.

Pikepyetje ka per Perisic, per te cilin ende nuk ka nje marreveshje, por ka nje tentative per ta mbajtur nga ana e klubit.

Nderkohe, dy lojtare te rendesishem qe pritet te bashkohen jane Davide Fratessi dhe Gianluca Scamacca, duke u pergjigjur keshtu ndaj goditjes Vlahovic te Juventusit.

Por kujdes dhe nga Kessie sepse Inter me te mund te beje nje goditje te madhe ne mesfushe qe do te thote shume.

Kush do te largohet? Emrat jane te shumte: gjithcka mund te filloje nga D’Ambrosio, Kolarov, Gagliardini, Vecino, Vidal e duke perfunduar deri tek Sanchez.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.