Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

437 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Tuttosport i habit te gjithe: “Nga Interi, vetem nje lojtar mund te luaje te ky Real Madrid: ai eshte pikerisht…”

Tuttosport i habit te gjithe: “Nga Interi, vetem nje lojtar mund te luaje te ky Real Madrid: ai eshte pikerisht…”
Inter Club Staff

Ka pasur shume nota te ulta per lojtaret e Interit ne faqet e Tuttosport nje dite pas ndeshjes Real Madrid – Inter te mbyllur me rezultatin 2-0 per te zotet e shtepise.

Por mes tyre nuk eshte Handanovic, qe eshte vlersuar nga Tuttosport me noten 6,5 sepse pertej golave te pesuar, ai ka bere disa pritje vertete te mira.

Nderkohe, ne mbrojtje Skriniar ka marre nje 6 (ben qe Courtois te beje pritjen e vetme te mbremjes) bashke me Bastonin.”

Per sa i perket D’Ambrosio, ai meriton nje 5,5: “Vinicius eshte nje klient shume i keq per te dhe ai e vuan shume perballe.”

E njejta note shkon edhe per Dumfries, qe sipas Tuttosport nuk eshte gjendur gjithmone ne vendin e duhur gjate pjeses se pare. Por 5,5 edhe per Dimarco qe nuk gjendet gati per nje ndeshje te tille.

Me i keqi ne fushen e lojes sipas Tuttosport eshte Barella: “Humbet Kroos te goli dhe humbet rastin qe do e kishte derguar ndeshje ne 1-1. Ne fund mer edhe nje karton te kuq. Keq shume.”

Nderkohe, nje note 7 per Brozovic dhe fjale shume te medha per te: “Eshte i vetmi lojtar ne fushen e lojes qe do te luante titullar te ky Real nga lojtaret e Interit. Magjik.”

Shume keq Calhanoglu qe sipas Tuttosport meriton noten 5. Perisic eshte vlersuar me nje 6 dhe Vecino me Vidal me nga nje 5,5.

Ne sulm Lautaro eshte vleresuar me nje note 5 ndersa Dzeko me noten 5,5. Per Inzaghin nderkohe nje note 5,5 nga e perditshmja italiane.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.