Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

411 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Tuttosport – Inter ka hequr dore nga bluza festive e 110 vjetorit per Inter-Napoli: shkak Astori

Tuttosport – Inter ka hequr dore nga bluza festive e 110 vjetorit per Inter-Napoli: shkak Astori
Inter Club Staff

Vdekja tragjike e Davide Astorit solli si pasoje anullimin e te gjitha ndeshjeve te dielen e kaluar.

Njera prej ndeshjeve ishte edhe derby Milan-Inter qe edhe sot e kesaj dite eshte teper e veshtire te thuhet me saktesi se kur do te luhet per shkak te kalendarit te ngjeshur deri ne muajin maj.

Por jo vetem kaq. Interi perpara ndeshjes ndaj Napolit, kishte planifikuar prej muajsh festimet per 110 vjetorin e themelimit te klubit.

Natyrisht qe keto festime nuk mund te anullohen, sepse kjo nuk do te ishte e drejte ndaj tifozeve zikalter ne te gjithe boten qe mezi po e presin kete dite, por klubi zikalter ka menduar dicka tjeter.

Ndaj Napolit, klubi zikalter nuk do te zbrese ne fushe me bluzat e projektuara qe do te kishin nje steme speciale ku do te lexonte “Inter110”.

Ne vend te saj, ne bluzat zikalter, tek jaka, do te shkruhet “Ciao Davide”. 

Keshtu, Interi ne bluza do te kete nje pershendetje per Astorin te cilin sot klubi e percolli per ne banesen e fundit me nje delegacion prej nente personash te perbere nga drejtues, lojtare dhe ish-lojtare te klubit.

Gjithcka me lart eshte zbuluar sot nga e perditshmja italiane, Tuttosport.

Perpara ndeshjes te se dieles, si ne te gjithe ndeshjet e tjera do te mbahet nje minute heshtje per Davide Astorin dhe mendohet se skuadrat ne fushe do te kene edhe nga nje shirit te zi ne krah ne nder te kapitenit te Fiorentines.

Keto jane disa pamje nga lamtumira gjigande qe i eshte dhene Astorit sot ne Firenze:

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.