Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | May 25, 2019

Scroll to top

Top

1,118 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Tuttosport – Ja se si Spalletti sulmoi ashper Icardin gjate konferences zyrtare per shtyp dje

Tuttosport – Ja se si Spalletti sulmoi ashper Icardin gjate konferences zyrtare per shtyp dje
Inter Club Staff

Ceshtja Icardi ben akoma qe te diskutohet ne ambjentet zikalter qe prej nje muaji. Sic eshte tradite tashme, dje Spalletti ka folur per mediat ne konferencen klasike per shtyp perpara nje ndeshjeje europiane.

Si rralle here, ne konferencen e djeshme nuk ka pasur asnje pyetje per sa i perket Mauro Icardit: kjo eshte dicka e re dhe qe nuk ndodhte prej me shume se nje muaji.

Por pavarsisht kesaj, ne faqet e Tuttosport lexohet se Luciano Spalletti e ka sulmuar ashper Mauro Icardin dje gjate konferences, por e ka bere kete pa e permendur ne emer.

E perditshmja torineze ka cituar Spallettin dhe pyetjen e gazetarit qe ishte relative me situaten.

“Derbi? Duhet te mendojme per ate qe kemi perpara dhe per ndeshjet e kampionatit me pas. Na thuhet gjithmone se mungon me i miri, por ata qe jane ne dispozicion per Interin dhe qe kane pranuar kauzen e Interit jane njerezit adapt per te fituar.”

“Ata qe futen me fanellen e Interit ne fushe dhe dijne si te motivohen per te derguar endrren e tifozeve deri ne fund, ata kane vlere vertete. Nuk ka truke per kete.”

“Kush nuk arrin te kuptoje momentin, kush nuk motivohet dot dhe kush nuk tregohet ne lartesine e situates do te mbetet gjithmone nje medioker. Ka momente ku te gjithe duhet te japim dicka me shume. Nese luan per Interin, kapacitetet tek ti si lojtar i ke.”

Sipas Tuttosport, ne kete deklarata te Spallettit ka pasur jo pak nenkuptime per Icardin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.