Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,710 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

TuttoSport – Mbrojtja, pelqehet nje treshe e te rinjve. Dhe nga ekipi i te rinjve…

TuttoSport – Mbrojtja, pelqehet nje treshe e te rinjve. Dhe nga ekipi i te rinjve…
Ardis
  • On 26/02/2014, 13:24

Duke konsideruar moshen e Vidic – por edhe te Rolandos dhe Campagnaros eshte e lehte te mendosh qe mbrojtesit qe do te kompletojne repartin do te jene me te rinj. Interi po ndjek elemente te ndryshem ne Europe, disa sapo kane shperthyer – dhe gjithashtu kane nje vlere te caktuar ne merkato -, te tjeret mund te jene tratativa potenciale. Prej pothuajse nje viti drejtori sportiv Ausilio ndjek rritjen e Fabian Schar, 22 vjecar i Bazelit, kombesi zviceriane. Pelqehet shume, por konkurrenca rrezikon te jete e larte. Sic jane klube te ndryshme mbi dy profilet e te rinjve, gjermani Marc-Oliver Kempf i Eintracht-it te Frankfurt-it (vitlindja 95, bardhezinjte duket se jane ne avantazh) dhe turku Semih Kaya i Galatasarayit (vitlindja 91, Mancini kerkon qe ta mbaje).

Thohir kishte kerkuar qe te merrnin francezin Zouma te Saint-Ettiene, por Mourinho dhe Chelsea e moren te paret. Kujdes gjithsesi edhe zgjidhjeve brenda ekipit sepse manjati indonezian pelqen shume dy djelmosha te te rinjve zikalter: Ibrahima Mbaye (vitlindja 94), titullar fiks tek Livorno dhe sipas Mazzarrit me nje te ardhme prej qendermbrojtesi (me shume sesa lojtar krahu), dhe Isaac Donkor (vitlindja 95), e donin qe prej kohesh ne ekipin e pare, por per fat te keq pesoi demtim ne fund te sezonit, keputja e ligamentit te gjurit te djathte.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.