Tuttosport ngre alarmin: “Inter me tre super mungesa ndaj Sassuolos: Conte po mendon te rrezikoje…”
Fitorja me Bolognen erdhi dhe tashme Interi ka arritur nje numer te mrekullueshem fitoresh rresht: 9 te tilla ne 9 ndeshjet e para te Serie A.
Por tashme objektivi i Interit eshte qe te arkivoje sa me shpejt nga kujtesa fitoren me Bolognen dhe te mendoje per te ardhmen.
Eshte pikerisht ky objektivi qe ka vene Antonio Conte, qe pas fitores se djeshme 0-1, po mendon qe tani per rekuperimin e sfides te merkuren.
Zikalterit do te rekuperojne ne ate rast ndeshje qe u shty per shkak te rasteve te shumta me Covid19 ne skuadren zikalter perpara grumbullimit te kombetareve.
Per kete ka folur edhe Tuttosport, e cila ka dashur te theksoje nje fakt shume te rendesishem per ndeshjen qe do te luhet pas tre ditesh:
“Danilo D’Ambrosio eshte negativizuar vetem diten e djeshme, por duket se Conte mund te jete i detyruar ti pershpejtoje pak etapat per te.”
“Me sa duket mungesa e Bastonit ndaj Sassuolos per shkak kartonash do te beje qe tekniku te mendoje edhe per nje D’Ambrosio titullar ne kete ndeshje.”
“Nderkohe, bashke me Bastoni do te mungoje me siguri edhe Brozovic, i cili ka marre gjithashtu nje karton te verdhe.”
“Por ne dyshim te forte eshte edhe Ivan Perisic dhe Aleksandar Kolarov, te cilet jane te dy me shqeresime muskulare.”