
Tuttosport: “Nuk mbaron me kaq: Inter ka vene ne shenjester edhe tre mbrojtes qendre, ja emrat.”
D’Ambrosio, Ranocchia dhe Kolarov, deri me tani, per keta te tre, nuk ka pasur pothuajse aspak minuta ne fushen e lojes.
Kete gje e tregon Tuttosport e cila ndalet me kujdes te keta tre lojtare qe ndoshta jane ne sezonin e tyre te fundit me Interin.
“Inzaghi duket se ka vendosur te besoje me shume te titullaret e zakonshem por edhe te nje i ri si Dimarco si zevendesues i pare.”
“Duke llogaritur qe Inzaghi zakonisht ben zvendesime sulmuese, lojtaret zevendesues prapa kane luajtur pak. Por ky mund te jete edhe nje sinjal tjeter.”
“Mbase Inzaghi nuk ka shume besim tek ata dhe prandaj edhe nuk i aktivizoj e ky mesazh mund te kete shkuar te klubi.”
“Per kete fakt, Marotta mund te vendose te beje nje goditje edhe prapa ne qender dhe emri i pare qe perflitet eshte ai i Armando Izzo.”
“Ai duket jashte projektit teknik te Juric te Torino dhe klubi granata nuk do te ishte kunder nje largimi te tij sepse ai ka nje kontrate prej 1,5 milione euro deri ne 2024.”
“Izzo te Torino ka bere shume mire ne te kaluren dhe ka qene nje lojtar i kerkuar gjate edhe nga Antonio Conte.”
“Nderkohe nje emer tjeter i rendesishem i perfolur per transferim tek Interi eshte edhe Matthias Ginter i Borussia Mönchengladbach, 27 vjecar gjerman. Por kujdes edhe me Anel Ahmedhodzic, 22 vjecar qe luan te Malmo dhe qe Interi po e ndjek me kujdes.