Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

380 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Julio Cesar zbulon: “Ne 2009 kam bere nje super sherr me Mourinhon. E ndoqa deri te dhoma dhe…”

Julio Cesar zbulon: “Ne 2009 kam bere nje super sherr me Mourinhon. E ndoqa deri te dhoma dhe…”
Inter Club Staff

Nje interviste e mbushur plot me kujtime te ngjyrosura zikalter. Julio Cesar, ish-potier i Interit, nje nder heronjte e Tripletes ne 2010, ka folur per The Players Tribune.

Ai ka treguar disa kujtime nga e kaluara, sidomos per kohen e tij interiste dhe raportin e tij me Mourinhon.

“Ne 2009 une kam fituar kampionatin me Interin. Ishim ne nje hotel ne Milano, duke u pergatitur per ndeshjen ndaj Sienes.”

“E dinim ate nate qe nese Milani humbiste me Udinesen, ne do te ishim kampione. Kur Milani ka humbur, jemi cmendur te gjithe.”

“Por shoket e mi me kishin thene se Mourinho nuk donte qe te shkonim ne Piazza Duomo.”

“Ne fakt ai preferonte qe te pushonim te gjithe perpara ndeshjes me Sienen (…). Une e ndoqa ate deri te dhoma per te bere nje super sherr.”

“Ai ishte i shtrire ne krevat. I them gjithe nerva: ‘Shiko, nese nuk vjen ne Piazza, nuk do te fitosh me ne karrieren tende asnje titull.”

“Ai u ngrit nga krevati, me ofendoi ne cdo menyre te mundshme. Nderkohe, te gjithe, bashke me te, pas disa minutash, ishim te gjithe atje, duke kenduar dhe festuar me tifozet tane.”

“Ne nje pike e kam kapur Mourinhon prej qafe dhe i kam thene: “He, ti doje te qendroje ne hotel?! Shiko kete tani! Kjo eshte per ty”. E ai ja plasi nje te qeshure.”

(Sa per kronike, eshte foto pak me lart momenti per te cilin flet Julio Cesar)

RAPORT I KOMPLIKUAR – “Ne sezonin 2008-2009, raporti im me Mourinhon ishte fiks si raporti i nje djali me babain.”

“Me pas, u be pak me kompleks. Ne pranveren e 2010, une po luaja keq. Kisha humbur besimin te vetja ime.”

“Nje dite Mourinho me afrohet dhe me thote: “Shiko, ti ke kaluar nga te qenit portieri me i mire ne bote ne nje portier per Serie C.”

“Ne ate periudhe kemi pasur nje diskutim te gjate dhe pozitiv. Disa muaj me vone, une u zgjodha si portieri me i mire nga ana e UEFA-s.”

“Kemi fituar Kupen, Kampionatin dhe ne fund edhe Champions League.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.