
Merkato – Inter po mendon seriozisht per Bernard
Inter mendon per te tashmen per te arritur objektivin: Champions League por edhe per merkaton e ardhshme.
Shoqeria zikalter dhe njerezit e merkatos Ausilio dhe Sabatini jane duke mbajtur ne vezhgim shume lojtare qe ne veren e ardhshme i perfundon kontrata me klubet aktuale.
“Para disa ditesh drejtuesit zikalter kane pasur kontakte me agjentin e Bernard, lojtarit brazilian qe luan per disa sezone tek ekipi i Shakhtar Donetsk. Ai si shume lojtare te tjere brazilian zgjodhi Ukrainen per te vazhduar karrieren e tij pas largimit nga Brazili. Inter ka bere nje sondazh per brazilianin dhe ne merkaton e Janarit por klubi ukrainas e konsideronte te pashitshem pavaresisht se e dinte qe ne vere i perfundon kontrata. Sigurisht qe Sabatini eshte nje admirues i tij i vjeter, ku dhe ne kohen e Romes e ka kerkuar shpesh here brazilianin. Duke pasur nje pashaporte spanjolle Bernard nuk mund te zeje nje vend ekstra komunitari dhe ky eshte nje element i rendesishem. Sa i perket statistikave per kete sezon, brazilian ka shenuar plot 9 gola me fanellen e Shakhtar-it.” – ka shkruar sot gazeta Torineze, Tuttosport per nje transferim te mundshem te brazilianit tek Interi.
Kjo eshte nje video per tu njohur me shume me Bernard: