Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

492 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Twitter, nje tifoz kritikon Juan: “Nuk mund te humbasim keshtu”. Braziliani:”Vuaj per kete, por ne do te bejme pjesen tone”

Twitter, nje tifoz kritikon Juan: “Nuk mund te humbasim keshtu”. Braziliani:”Vuaj per kete, por ne do te bejme pjesen tone”
Ardi Deda

Gjithcka ka nisur me nje nga tweet e shumta qe Juan Jesus, frekuentues i madh i Twitter, i ka dedikuar pak me pare tifozeve drejperdrejt nga grumbullimi i Selecao, ne te cilin eshte thirrur per here te pare: “Pershendetje te gjitheve, erdha ketu vetem per t’ju pershendetur, sido qe te shkoje jemi gjithmone bashke. Nje perqafim dhe forca Inter”. Asgje e cuditshme, mbrojtesi brazilian shpesh dhe me deshire u dedikon nje postim ndjekesve dhe tifozeve zikalter, te cilet u pergjigjen gjithmone me kenaqesi mesazheve te tija. Por kesaj here dicka ka shkuar ndryshe.

Nje ndjekes, tifoz zikalter i cili eshte nder ata me te zemeruarit per momentin i ka replikuar: “sido qe te shkoje e mer gjithmone pagen ne fund! Zgjohuni! Duhet te fitoni!”.

E menjehershme ka qene dhe kunderpergjigja e mbrojtesit qendror brazilian, qe nuk i ka shpetuar mesazhi: “Gjithmone me keto parate ne koke. Miku im lexo mire se cfare kam shkruar. Per ty eshte e lehte te flasesh, dua te te shoh ty ne fush :)”. Nga ketu kane nisur replikat:

Tifozi – “Por ne fakt une nuk jam futbollist, dua te shoh nje qendrim ndryshe”.

Juan – “Te bejme keshtu, une te jap pagen dhe jeten qe bej (stervitjet, udhetimet, ndeshjet). Sipas teje i bejme me shaka gjerat”.

Tifozi – “Absolutisht jo! Do te doja nje qendrim me te agresiv jo vetem nga ana jote por nga e gjithe skuadra”.

Juan – “Atehere bej keshtu, bej gjithcka qe mund te besh si tifoz dhe sigurisht qe do te bejme dhe ne pjesen tone. Ok?”

Tifozi – Mendoj qe je dakord me mua se Inter nuk mund te humbase keshtu”.

Juan – “Por sigurisht! Une flas per veten time, ti nuk e di se sa vuaj une edhe kur humb gjysem me zero”.

Tifozi – “Te humbasesh keshtu eshte e shemtuar duke qene se jeni kampione te medhenj dhe ti mbrojtesi me i forte tek Inter. Me vjen keq dhe dua nje reagim”.

Juan – “Eshte e drejte te kritikosh. Kritikat te ndihmojne gjithmone te rritesh”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.