Udinese, flet edhe tranjeri Sottil: “Ndeshje shume e veshtire neser. Interit do i hiqja direkt nje lojtar: vetem…”
Me shume ambicje dhe pune, Andrea Sottil, tranjeri i Udiness, ka treguar disa gjera perpara ndeshjes Udinese-Inter per Corriere della Sera.
Keto kane qene fjalet e tij dhe normalisht gjithcka ka filluar me nje mendim per ndeshjen ndaj Interit diten e neserme.
“Do te jete nje ndeshje e forte. Ata jane shume te forte, do duan te fitojne. Cfare lojtari do i hiqja Interit nga skuadra?”
“Asnje dyshim: Do te hiqja menjehere Brozovic, qe me menyren se si mban topin, ben qe te xhiroje e gjithe skuadra”.
Sulmuesi me i forte qe ke pasur perballe?
“Ronaldo, braziliani natyrisht. Ishte i pakapshem”.
Te pelqen Serie A e re?
“Eshte e ndryshme nga sa e mbaja mend. Mbetet nje kampionat shume taktik gjithesesi, e shume i veshtire”.
Inter?
“Eshte nje skuader qe vlen shume, edhe me shume nga klasifikimi qe ka por jemi vetem ne fillim te rrugetimit. Me siguri na pret nje ndeshje teper e veshtire”.