
Under 21, sot finalja Itali-Spanje: Ne fushe do te jene kater Interista…
Sot ne oren 18:00, ne Teddy Stadium ne Jeruzalem do te luhet Itali-Spanje, ndeshje e vlefshme per Kampionatin Europian U21.
Skuadra e Devis Mangia, pasi eleminoi pretendentet e Hollandes, do te mundohet te riktheje trofeun ne Itali pas atij triumfi ne 2004. Ne fushe ndermjet zikalterve do te jene plot kater lojtare te Interit te cilet kane dale nga Primavera zikalter, dhe jane ne pronesi te Interit. Titullare do te jene me siguri Bardi(portier), Donati(mbrojtes i djathte), Bianchetti(mbrojtes qendre) dhe Caldirola(mbrojtes qendre). Nderkohe do te jete ne pankine Interisti tjeter Biraghi i cili do ti lere vend Reginit, i cili eshte lojtar qe mendon per mbrojtjen me teper sesa lojtari zikalter, kjo eshte dhe arsyeja qe trajneri i Italise do te zgjedhe ate perpara Biraghit.