Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,079 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Une e di kush do te jete tekniku i ardhshem i Interit dhe tashme nuk ka asnje dyshim qe Spalletti do te largohet.”

“Une e di kush do te jete tekniku i ardhshem i Interit dhe tashme nuk ka asnje dyshim qe Spalletti do te largohet.”
Inter Club Staff

Tashme lajmet qe po qarkullojne ne ambjentin zikalter per ndryshimin e tranjerit ne sezonin e ardhshem po intensifikohen cdo dite e me shume. 

Per kete gje sot ka folur gazetari i njohur italian Mario Soncerti i cili thote jo vetem se Spalletti do te largohet por sipas tij ai e di edhe se kush do te vije ne pas teknikut aktual zikalter.

Mendimin e tij Sconcerti e ka dhene tek Corriere dello Sport dhe fjalet e tij kane qene si me poshte:

“Kur them se e di se kush do te vije ne drejtim te Interit po flas me specifikisht dhe po hy ne detaje per gjithcka cfare kam informacione.”

“Sipas meje Antonio Conte do te jete tranjeri i ardhshem i Interit sezonin e ri. Nuk eshte nje lajm, por nje bindje personale e fituar me kalimin e viteve dhe per menyren se si funksionojne gjerat. Per te mos harruar edhe zera te ndryshem qe me kane ardhur e vesh.”

“Do ju bej nje shembull. Tek Interi i tashmen Nainggolan eshte jashte, Icardi eshte pezull. Nese vjen Conte lojtari i pare qe do te kerkoje do te jete Nainggolan, i dyti do te jete Icardi.”

“Kjo kushtezon shume gjera por mbi kete mund te ndertohen edhe shume logjika. Jemi ende ne prill por ne maj perfundon kampionati: Interi e di qe deri ne korrik maksimumi do te duhet te gjeje nje tranjer te ri.”

“E nese Interi e ka vendosur kete gje, do te thote se Interi e ka zgjedhur me kohe skuadren qe do i vihet ne dispozicion tranjerin. Merkato do te behet ne baze te tij. Godin qe vjen ne nje skuader ku eshte Skriniar dhe De Vrij e tregon kete gje.”

“Pastaj mos te shkojme larg, ceshtja Icardi kujt po i pelqen? Askujt. Ky eshte nje motiv qe Spalletti do te largohet dhe une po shkoj edhe me larg: do te jete Conte tranjer i Interit. Kam bindje te plote.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.