Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,244 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Une e njoh Icardin shume mire. Ja pse ai nuk largohet nga Interi as per Real Madrid e as per Juventusin.”

“Une e njoh Icardin shume mire. Ja pse ai nuk largohet nga Interi as per Real Madrid e as per Juventusin.”
Inter Club Staff

Icardi eshte rikthyer ne Genova, ka shenuar gol dhe ka dhene nje assist, por asgje nga keto nuk ka mjaftuar qe mediat kryesore italiane ta kene si teme kryesore kur flitet per Interin. 

Duket se keshtu do te jete deri ne fund te sezonit ku shume zera mbeshtesin idene se Mauro Icardi do te largohet nga Interi por me sa duket, ka edhe persona qe mendojne totalisht te kunderten.

Te shumte jane ata qe e shohin Icardin me nje kembe ne Madrid apo pse jo edhe ne nje shkembim me Juventusin koke me koke me Paolo Dybala.

Por ka nje ish-lojtar shume te njohur te Serie A qe pretendon se do te ndodhe totalisht e kunderta dhe e mbeshtet teorine e tij ne faktin se “ai e njeh shume mire Icardin”.

Keshtu, per mikrofonat e Radio Sportiva ka folur Rolando Bianchi i cili ka prekur temen e se ardhmes se Mauro Icardit:

“Une e kam ndjekur me kujdes ate qe kur ka qene tek Sampdoria dhe ne cdo moment tek Interi dhe kam arritur te kuptoje se cfare personaliteti ka ai.”

“Per mua Mauro Icardi si lojtar eshte i pazevendesueshem tek ky Inter. Besoj e keni vene re kete gje. Por ka dicka tjeter qe une kam arritur te kuptoj.”

“Ai eshte totalisht i dashuruar me Interin. Deshiron vetem te miren e Interit. Per te ardhmen gjithesesi e di qe duhet te flase perseri me Interin, drejtuesit, sepse e di qe nje drejtuesi si Marotta mund te mos i pelqejne ato qe kane ndodhur ne te kaluaren, por kam nje bindje qe ai do te qendroje.”

“Ne fakt ju them te sigurt: une e di cfare eshte Icardi per Interin dhe Interi per Icardin. Ai do te qendroje, nuk do te shkoje as tek Real Madrid e as tek Juventusit sepse ai kurre nuk do te ishte si tek Interi atje. Do te ndihej i huaj kudo, pervec se tek Interi ku ndihet me te vertete ne shtepi dhe i dashuruar me fanellen.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.