Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

830 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ushtrime aerobike, ndeshje përgatitore dhe goli i parë për Interin

Ushtrime aerobike, ndeshje përgatitore dhe goli i parë për Interin
Adonis Rexha

Ushtrime aerobike dhe ndeshje stërvitëse në seancën e pasditës.

Stërvitja e dytë e Zikaltërve për sot.
Në qendrën stërvitore Angelo Moratti, Palacio ka shënuar golin e parë për këtë sezon nga një assist i Cambiassos.

APPIANO GENTILE – Pas stërvitjes së mëngjesit e dedikuar për teste në fushë, seanca e pasditës e mbajtur në qendrën sportive Angelo Moratti filloi me ushtrime të lehta dhe nxemje të muskujve duke pasuar nga një seri ushtrimesh teknike dhe posedim topi.

Pastaj, seanca u zhvendos në një seri të ndeshjeve përgatitore, njëra është luajtur me duar dhe tjetra me këmbë, ku Rodrigo Palacio shënoi golin e parë për këtë sezon, nga një krosim i Esteban Cambiassos. Stërvitjet përfunduan me ushtrime aerobike.

Skuadra e Walter Mazzarrit do të takohet nesër në mëngjes në Appiano Gentile dhe do të nisen për në Pinzolo ku do të fillojë kampi stërvitor veror.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.