Valdes largon Handanovic nga Barca.
Me 30 milione € mund te rishikohet oferta. Keto jane lajmet e fundit nga tratativat Handanovic-Barcelona per Inter-in. Por nga Spanja, presidenti Rosell ka theksuar se ka ndermend t`ia besoje porten edhe nje vit Victor Valdes, deri ne skadencen e kontrates qe e lidh portierin me klubin. Dhe nga Brazili, ku eshte duke u impenjuar me kombetaren spanjolle duke u pergatitur per ndeshjen kunder Uruguaj-it ne Confederations Cup, eshte po ai numri 1 qe mohon zerat e nje largimi nga Camp Nou: «Di qe me ka ngelur edhe nje vit kontrate, e kam shpjeguar qe nuk kam ndermend te rinovoj, dhe falenderoj Barcelonen per propozimin qe me ka bere. Kam qene gjithmone i qete dhe i drejtperdrejte me shoqerine. Nuk ka asnje te re persa i perket te ardhmes sime», jane fjalet e Victor Valdes ne nje konference per shtyp nga Recife.
Dhe Handanovic duket shume larg Barcelones.