Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | January 20, 2021

Scroll to top

Top

721 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Valencia, flet tranjeri Marcelino: “A do te rikthehet Cancelo? Per kete do ju pergjigjem vetem…”

Valencia, flet tranjeri Marcelino: “A do te rikthehet Cancelo? Per kete do ju pergjigjem vetem…”
Inter Club Staff

Joao Cancelo ka muaj tashme qe eshte teme e nxehte ne Milanon zikalter. 

Qe prej ardhjes se tij tek Interi, ai ka bere qe tifozet te dashurohen pas tij, por edhe tranjeri Spalletti e vlereson shume ate.

Joao Cancelo, me paraqitjet e tij ka arritur te fitoje nje vend titullari te padiskutueshem ne skuader duke treguar vlerat e tij me te mira.

Portugezit nuk i mungon asgje si ne sulm dhe si ne mbrojte e ne te ardhmen ka vend ende per shume permiresim sepse eshte goxha i ri.

Nje lojtar si ai, sic e ka thene edhe Spalletti, “vetem mund te permiresohet sepse ka vlera te padiskutueshme.”

Pikerisht per Cancelon eshte folur sot ne Valencia.

Pasi ka konfirmuar disa here sigurine per blerjen e Geoffrey Kondogbia nga ana e klubit andaluzian, Marcelono ka folur sot edhe per tratativen ndermjet klubit te Valencias dhe interit per sa i perket fatit te Joao Cancelos.

Gazetari e ka pyetur:

“A do te rikthehet Cancelo ne Valencia?”

Dhe pergjgija e tranjerit Marcelino ka qene:

“A do te te rikthehet Cancelo? …Kesaj pyetje do i pergjigjem vetem pas 31 majit, sepse nje skuader (Interi ne kete rast) ka opsionin per ta blere. Per mua eshte nje lojtar shume i mire. Te shohim cdo te ndodhe. Per momentin e kane ata ne dore.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.