Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | September 20, 2020

Scroll to top

Top

492 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Valencia i dergon nje komunikate zyrtare agjenteve te Kondogbia: “Klubi i Valencias deshiron qe…”

Valencia i dergon nje komunikate zyrtare agjenteve te Kondogbia: “Klubi i Valencias deshiron qe…”
Inter Club Staff

Konfirmim pas konfirmimi prej muajsh tashme por duket se orari i se vertetes ka ardhur tashme. 

Geoffrey Kondogbia mund te behet per ceshtje ditesh nje lojtar i Valencias me te drejta te plota.

Ai shkoi ne Spanje si nje investim i gabuar i Interit dhe nje deshtim total ne Milano por arriti qe me paraqitjet e tij te bindi klubin andaluzian qe te shpenzoje per te.

Pikerish per kete arsye, kane ardhur disa konfirmime te tjera nga Spanja.

Radio shume e njohur Cadena Ser ka bere me dije se te premten e kaluar, me rastin e takimit ndermjet drejtuesve te Valencias dhe agjenteve te Geoffrey Kondogbia, klubi iberik i ka bere nje komunikate zyrtare agjenteve te tij se do te perdore opsionin e blerjeve prej 25 milione eurosh (qe do te paguhen me kater keste) per te blere francezin nga Interin ne mesin e ketij muaji (Maj).

Vendimi kishte kohe qe ishte marre, por nuk ishte bere publik.

Tani i takon Interit te vendose se cfare do te beje me Joao Cancelon sepse klubi zikalter ka kerkuar me shume kohe tek Valencia per tu menduar.

Edhe per kete transferim priten te reja ne ditet ne vazhdim.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.