Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 10, 2019

Scroll to top

Top

1,025 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Valencia oferte per Malcom, Bordeaux jep ok: lojtari refuzon… do vetem Interin!

Valencia oferte per Malcom, Bordeaux jep ok: lojtari refuzon… do vetem Interin!
Bujar Berishaj

Eshte vetem Interi ne mendimet e Malcom.

Sulmuesi brazilian, qe dje nuk eshte paraqitur ne grumbullimin e Bordeaux per motive familjare (te pakten ky ka qene arsyetimi i tij), po pret lajme te mira per tratativen qe duhet ta dergoj ne Milano.

Keshtu tani klubi francez po pret qe ai te paraqitet neser pasi te kthehet nga pushimet dhe po vlereson ofertat qe arrijne per te.

Nje prej ketyre ofertave eshte ajo e Valencias qe ka rregulluar bilancin pas shitjes se Joao Cancelo te Juventus dhe ka liri me te madhe ne merkato.

Dirigjences spanjolle i pelqen Malcom dhe sic raporton fcinternews.it ata kane provuar qe ta marrin menjehere me titull perfundimtar dhe kjo gje i ka pelqyer Bordeaux ne krahasim me oferten e Interit si huazim me te drejte blerje.

Por ja qe Malcom ka nje mendim te ndryshe. Ai deshiron vetem Interin dhe kaq, duke mos vleresuar keshtu asnje alternative tjeter per momentin.

Tratativa per Malcom pritet te kete nje faze te nxehte ne keto dite korriku qe po vijne me Interin qe tashme ka sistemuar bilancin dhe mund te perqendrohet qe te sjell lojtarin ne Milano.

Per momentin Interi dhe Bordeaux nuk kane akoma marreveshje per lojtarin por ajo pritet te arrihet shume shpejt. Nderkohe zikalterit me lojtarin tashme kane nje akord.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.