Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

808 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Valverde fton Interin? “Rafinha? I lumtur per te. E ardhmja? Nuk e di cfare do ndodhe sepse…”

Valverde fton Interin? “Rafinha? I lumtur per te. E ardhmja? Nuk e di cfare do ndodhe sepse…”
Inter Club Staff

Eshte nje teme delikate ajo e Rafinha Alcantara ne shtepine zikalter. 

Kjo per faktin se largimi i tij ka trishtuar shume tifoze te Interit qe ende edhe kesaj dite do te deshironin nje rikthim te tijin ne Milano dhe vazhdojne ta perserisin kete cdo dite ne rrjete sociale.

Madje ka edhe nga ata qe kane shkuar aq larg sa kane thene edhe se preferojne brazilianin perpara Luka Modric.

Por nderkohe qe zikalterit po shohin teksa i eshte venitur endrra per te pare Luka Modric ne Milano me bluzen zikalter, per Rafinhen nuk eshte se ka pasur ndonjehere ndonje gje serioze nga ana e Interit qe prej rikthimit ne Spanje.

Por mediat ne vendin iberik kane shkruar gjithmone se Interi per Rafinha eshte pas dere dhe vetem dje El Mundo Deportivo shkruante se Barcelona po pret qe ne momentet e fundit te behet e gjalle edhe Interi me nje oferte per huazim, por ky lajm me pas nuk ka pasur konfirmime.

Por nderkohe qe tifozet po shpresojne dicka e tille te ndodhe dhe shpresat jane realisht shume te pakta, per te ardhmen e Rafinha ka folur edhe tranjeri i Barcelones, Ernesto Valverde.

“Meqe me pyetet per Rafinha – tha ai -, ju them se jam shume i lumtur qe po luan kaq mire dhe qe ka shenuar ate gol aq te bukur ndaj Boca Juniors.”

“Nuk e di cfare do te ndodhe deri ne fund, por duhet te presim fundin e merkatos per te mesuar te ardhmen e tij.”

Fjalet e tranjerit te Barcelones tregojne edhe njehere qe paraqitjet e lojtarit nuk e kane ndryshuar idene e tij per lojtarin: ai mbetet jashte planeve te tranjerit, edhe pse ofron shume zgjidhje per Barcelonen.

Kjo fraze ne Spanje eshte pare edhe si nje lloj ftese per skuadrat e interesuara. E natyrisht mes tyre jane edhe zikalterit.

Inter, tani qe Modric me shume mundesi nuk behet, nje ide e keqe nuk do te ishte Rafinha, apo jo?

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.