Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

920 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

VAR dhe misteri rreth saj: pyetja qe ngrihet ne kete moment eshte nje dhe shume serioze!

VAR dhe misteri rreth saj: pyetja qe ngrihet ne kete moment eshte nje dhe shume serioze!
Inter Club Staff

Mire se erdhe apo ku kishe qene me perpara? Se si shtrohet diskutimi nuk ka rendesi, por ajo qe ka rendesi eshte: VAR eshte i domosdoshem per futbollin Italian. 

Dje Chiffi ka vene gjerat ne vije pasi arbitri kryesor Massa nuk e pa faullin me dore tek momenti i golit te Dessena i cili shenoi golin e 1-1.

Ishte drejtesi e bere ai gol i anulluar sepse shtyrja drejt portes me dore ishte e dukshme dhe Interi ne te treten ndeshje radhazi shikon VAR ti perdoret ne menyren e duhur.

Por duket se kabina e VAR eshte rikthyer te jete aktive pas nje gjumi letargjik ku ndodhite e Reggio Emilias (ndaj Sassuolos) dhe ne ndeshjen ne Meazza ndaj Parmes u kaluan pa u pare nga arbitrat dhe VAR dhe Interi u demtua rende ne keto dy ndeshje duke dale me 0 pike madje.

Ne ato ndeshje kishte edhe fraza te tipit “eh nese je skuader e forte del edhe kunder gabimeve arbitrare”.

Po, patjeter. Imagjinoni pak sikur te ishte quajtur i rregullt ai gol ne minuten e 72. Cfare do te kishte ndodhur?

Mendoni se do te kishte qetesine e duhur skuadra per te shenuar nje gol tjeter avantazhi ne ato minuta?

Po ato kundersulmet e hudhura ne Meazza nga skuadrat e vogla qe do te rrezikonim edhe disavantazhin? Ndeshja e djeshme ishte treguesi perfekt se kjo fraze duhet hedhur ne kosh njehere e pergjithmone.

E boll me kritikat jemi qe jemi. Nuk duhet te shohim me tifoze kunder lojtareve tane. Ka pasur edhe komente “Ok, 11-1 ishte per tu anulluar, por sduhet ti linim fare ta kishin ate rast…”. Boll. Ne futboll krijon raste dhe peson raste, nuk ekziston ndeshja perfekte.

Futbolli eshte i perbere nga episode te vena njera pas tjetres ne rend kronilogjik. Nje gol kurdo qe te shenohet peshon shume ne ekonomine e ndeshjes. Ndryshon shume nga nje pike ne basketboll. Nuk eshte nje sport ku ka rendesi sasia por eshte nje sport totalisht episodik.

E ne kete sens, ndihma e teknologjikse rezulton deciziv per Interin sidomos ne raste si ajo prekje me dore e Dessenas (qe pati kurajon edhe te protestoje madje).

Por le ta pranojme se ate gol ne Meazza edhe arbitri me i mire ne bote mund ta humbiste nga shikimi sepse moment eshte ai dhe lojtaret ne zone jane shume: prandaj replay eshte thelbesor ne te tilla raste.

Por nje pyetje ne interistave na lind natyrshem: perse deri ne ndeshjen ndaj Sampdorias ne Ferraris VAR ishte zhdukur totalisht nga radaret e arbitrave? Cuditerisht, qe kur ka filluar te perdoret ne menyre te drejte Interi ka fituar 3 ndeshje nga tre. Teper te rendesishme. Por edhe kunder skuadrave te forta. E tani eshte koha te themi ate qe deshironi ju: ose mire se erdhe o VAR, ose po ku paske qene o VAR?

Me siguri pergjigja e ksaj te dytes mund te ishte edhe “po prisja sa te krijohej distanca e sigurise…”

Pak do e kuptojne, por e rendesishme eshte te kaloje mesazhi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.