Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,294 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Vecchi: “I kam pergezuar lojtaret, por asgje nuk ka perfunduar. Kembet ne toke dhe…”

Vecchi: “I kam pergezuar lojtaret, por asgje nuk ka perfunduar. Kembet ne toke dhe…”
Bujar Berishaj

Ne fund te ndeshjes se fituar ne Juventus Stadium, tekniku i Primaveras zikalter Stefano Vecchi ka folur per mikrofonat e SportItalia:

“I kam pergezuar lojtaret, por ju kam thene qe kjo ishte vetem ndeshja e pare. Kemi vendosur nje tulle te rendesishme ne shtepine qe po ndertojme, por meqe kam pare njerez qe perqafoheshin ju kam kujtuar atyre qe s’kemi fituar akoma asgje. Ka qene nje fitore e vuajtur, ne ndeshjen e kthimit duhet te luajme keshtu ose edhe me mire. Ka pasur momente te veshtira dhe kemi qene edhe pak me fat, por e dinim qe luanim kunder nje skuadre shume te forte. E dinim qe duke luajtur me kompaktesi dhe shpirtin e duhur mund te bejme dicka te mire. Pastaj per dallim nga herat tjera kemi qene konkret, tani jemi ne avantazh por nuk kemi akoma asgje ne dore. Kembet ne toke dhe koken tek ndeshja e te merkures”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.