Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

577 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Vecchi, ish-tranjeri i Primaveres zbulon: “Nuk eshte e vertete qe Interi nuk e dinte se ai ishte nje lojtar kaq i talentuar.”

Vecchi, ish-tranjeri i Primaveres zbulon: “Nuk eshte e vertete qe Interi nuk e dinte se ai ishte nje lojtar kaq i talentuar.”
Inter Club Staff

I intervistuar per Tuttomercatoweb.com, Stefano Vecchi, ish-tranjer i Inter Primavera ka folur per kohen e tij tek zikalterit.

Ai eshte ndalur ne vecanti tek nje nga talentet me te medhenj te dale nga Interi vitet e fundit, Niccolo Zaniolo.

Lojtari u ‘dhurua’ nga Interi tek Roma vetem per 5 milione euro ne operacionin Nainggolan, nje operacion qe sot e kesaj dite dhemb ne Milano.

Por me sa duket, sipas asaj qe thote tranjeri qe besoi i pari tek ai, Vecchi, Interi e dinte shume mire se cfare talenti kishte lojtari zikalter qe ne kohen kur ai luante tek Primavera.

“Zaniolo eshte nje lojtar me nje potencial te jashtezakonshem dhe me nje talent te paster. Dicka qe Interi e ka ditur gjithmone.”

“Nuk eshte e vertete se Interi nuk e ka vleresuar ate, sepse ndryshe nuk do te kishte bere nje investim aq te rendesishem per nje lojtar aq te ri kur e bleu nga Entella.”

“Ai ka qene nje nga lojtaret me te rendesishem te Inter Primavera ate sezon. Por ne ate moment, Interi vendosi qe ta sakrifikonte per nje lojtar te madh si Nainggolan.”

“Gjithesesi, ai qe cuditi ishe Niccolo qe dogji cdo etape dhe u be menjehere nje lojtar i nivelit nderkombetar, por te shumte kane qene ata qe e prisnin dicka te tille.”

“Mund te them se ka qene i zoti te dije te tregoje vlerat e tij ne Serie A dhe Champions menjehere. Kjo nuk eshte dicka qe e bejne te gjithe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.