Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

532 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Vecchi: “Zaniolo mund te luaje ashtu si Nainggolan”.

Vecchi: “Zaniolo mund te luaje ashtu si Nainggolan”.
Ardis
  • On 30/11/2018, 16:04

Kampion i Itali-se vetem pak muaj me pare me Primavera-n e Inter-it, i grumbulluar ne kombetaren italiane U21 dhe ne Kombetaren e te medhenjve dhe titullar kunder Real Madrid ne Champions League.

Rritja eksponenciale e Nicolo Zaniolo po i bind edhe me skeptiket mbi vleren tij dhe potencialet e tij, dhe shume po fillojne te besojne mbi vlefshmerine e nderrimit ne kete vere me Nainggolan.

Ne mikrofonat e ForzaRoma.info ka folur dikush qe Zaniolo-n e ka rritur dhe permisuar si asnje tjeter me pare, ish trajneri i Primavere-s se Inter-it Stefano Vecchi:

“Po rritet akoma me shume duke fituar edhe siguri. Kunder Real Madrid ka dhene gjithcka dhe ka qene me i miri ne fushe. Ka shpehur kualitet dhe force fizike: duhet te vazhdoje te punoje i ndergjegjshem qe eshte me fat qe po stervitet nga nje trajner qe beson tek te rinjte”.

“Di Francesco po e impenjon dhe ai duhet te shfrytezoje te gjitha mundesite duke u stervitur mire dhe duke shfrytezuar rastet qe Eusebio do ti jape”.

Di Francesco ka shume probleme por ne kete sezon.
“Di Francesco muajin e kaluar ka bere nje pune madheshtore, kete vit po has disa probleme por po i permison te rinjte. Te dy, Pellegrini, Zaniolo, Under: po krijon bazat per nje Rome te se ardhmes.

“Besoj se po punon mire, edhe pse Roma eshte nje ambjent kerkues, dhe ka deshire per te fituar dicka, menjehere. Por fakti qe po punon ne kete menyre do te jete nje garanci per te ardhmen e Rome-s.

 

Mesfushor apo trekuartist?
“Nese do te luante ne mesfushe do te ishte me siguri mesfushor sulmues, me kualitet, ne gjendje te depertoje dhe i kudogjendur. Sigurisht, i duhet te permisoje fazen mbrojtese. Si trekuartist mund te shfrytezoje kapacitetin e tij te depertimit, agresivitetin e tij”.

“Mund te luaje si Nainggolan, i ka te gjitha karakteristikat per te qene: ka kualitet, fizik dhe realizon gola. Sipas meje per te arritur ne nivele te larta duhet te luaje si mesfushor sulmues, por kunder Real Madrid ka luajtur shume mire edhe ne repart me te avancuar”.

Kush ka bere goditje ne shkembimin Zaniolo-Nainggolan?
“Preferoj qe te mos e them (qesh). Inter-i ka marre nje lojtar te gatshem, Roma nderkohe ka marre nje lojtar, bast fitues: nevojat e te dyja skuadrave ishin te ndryshme.

Inter-i kishte nevoje per te blere nje lojtar te forte dhe Roma nevojen per te monetizuar, dhe klubi verdhekuq ka shfrytezuar rastin per te marre nje lojtar te ri me potencialitet te rendesishem. Besoj se te dyja kane bere goditje te mira”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.