Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

275 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Vecino del hapur kunder klubit dhe Inzaghit: “Eshte krijuar nje situate e papritur. Nese vazhdon keshtu…”

Vecino del hapur kunder klubit dhe Inzaghit: “Eshte krijuar nje situate e papritur. Nese vazhdon keshtu…”
Inter Club Staff

Nje mesazh i qarte dhe direkt. Jo i bukur natyrisht per askend tek Interi, por qe vjen direkt nga pjesa tjeter e botes.

Matias Vecino, gjate konferences se tij per shtyp diten e djeshme nga grumbullimi me Kombetaren e Uruguait, ka folur ne menyre te drejteperdrejte per ate qe mendon per situaten e tij tek Interi.

“Me Kombetaren kam pasur gjithmone mndesi te luaj, kam pasur vazhdimesine qe kam kerkuar per karrieren time.”

“Eshte e qarte qe ketu ndihem i vleresuar dhe shume me japin besim duke me dhene mundesi te shpreh potencialin tim te plote.”

“Ne futboll ka disa momente ku ti duhet te tregosh versionin tend me te mire dhe potencialin qe ke si lojtar.”

“Ne kete rast, tek Interi, ne muajt e fundit, une po perjetoj nje situate qe nuk eshte nje situate nga ato qe kam menduar se do te perjetoj ne fillim te sezonit.”

“Ne baze te asaj qe kam diskutuar me klubin dhe tranjerin, situata eshte e ndryshme. Por duhen respektuar zgjedhjet e tranjerit gjithmone.”

“Duhet te stervitesh ne maksimum dhe te gjendesh gati kur te vjen momenti jot sepse futbolli ka momente pozitive dhe negative.”

“Gjithesesi eshte e qarte se nese keto momente do te zgjaten me shume, mendoj se duhet te flasim pak, me respekt te madh, dhe te gjejme nje zgjidhje qe te jete e mire per te gjithe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.