Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

275 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Vecino, ka lajme te mira: kjo eshte gjendja e tij fizike pas kontrolleve te para! Por ndaj Milanit…

Vecino, ka lajme te mira: kjo eshte gjendja e tij fizike pas kontrolleve te para! Por ndaj Milanit…
Inter Club Staff

Vijne lajme shume te mira ne keto minuta nga Appiano Gentile.

Sipas asaj qe ka treguar Sky Sport 24, kontrollet klinike te para qe i eshte nenshtruar Matias Vecino nuk kane treguar ndonje demtim muskulor ne kofshen e djathte te sulmuesit.

Ne kete moment, gjithmone sipas Sky Sport, behet fjale vetem per nje shqetesim te thjeshte.

Por a do te luaje dot Matias Vecino te dielen ndaj Milanit? 

Kjo nuk dihet me siguri ne kete moment, por pas kontrolleve te para pergjigja e te cilave ka qene pozitive, lojtari nuk ka nevoje per kontrolle te tjera sepse nuk eshte i demtuar.

Lojtari do te monitorohet me kujdes nga stafi zikalter ne stervitjet e radhes ne prag te derbit.

Ne dyshim te forte eshte prezenca e tij ndaj Milanit edhe pse deshira e lojtarit eshte qe te jete prezent ne nje ndeshje kaq te rendesishme per Interin.

Por zgjedhja per ta mbajtur ose jo jashte formacionit titullar i takon Spallettit dhe do te behet edhe ne baze te Champions League ku Interi do te perballet te merkuren me Barcelonen.

Te mos harrojme qe Spalletti ne nje ndeshje si kjo nuk perdor dot ne mesfushe as Gagliardinin e as Joao Marion, te dy jashte listave UEFA.

Prandaj nuk eshte dicka e pamundur qe Vecinon ta shohim ne stol ndaj Milanit per ta pare ne formacion ndaj Barcelones.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.