Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

344 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marotta dhe Conte kane vendosur fatin e Cristiano Biraghi

Marotta dhe Conte kane vendosur fatin e Cristiano Biraghi
Inter Club Staff

Drejtuesit e Interit dhe stafi teknik i zikalterve ne keto momente po bejne vleresimet e duhura edhe per lojtaret qe jane aktualisht ne skuader. 

Shume pritet te largohen por shume te tjere jane per tu vleresuar mire sepse gjenden te huazuar ne klubin zikalter dhe Interi duhet te vendose nese do i bleje ose jo.

Per kete gje ka folur Gazzetta dello Sport qe ka prekur keshtu temen e huazimeve te lojtareve ne drejtimin e Contes.

“Ne kete moment tre jane lojtaret e huazuar ne klub qe kane nje te ardhme totalisht te paqarte dhe me te anuar drejt jo-konfirmimit.”

“Ata jane Sanchez, Biraghi dhe Moses. I pari, pritet te rikthehet tek Manchester United sepse demtimi qe e la gjysmen e sezonit jashte e ka komplikuar totalisht te ardhmen e tij.”

“Per sa i perket anglezit, edhe pse shanse ka ende qe ai te blihet nese ben mire, nuk dihet me siguri nese Interi do te jete e gatshme te investoje nje shifer te rendesishme per nje lojtar 30 vjec e lart.”

“Po Biraghi? Ai nuk ka bindur fare. Conte priste dicka me shume nga ai. Priste qe paraqitjet te ishin te nje niveli te larte por tekniku zikalter nuk ka arritur te beje dot mrekulline me te.”

“Keshtu, Interi pritet qe ta ktheje mbrapsht Biraghin andej nga ka ardhur, tek Fiorentina, edhe pse entuziazmi i tij ishte shume i madh ne fillim sepse u rikthye te klubi ku kishte dale nga akademia.”

“Por duke pare entuziazmin e italianit, e sigurt qe nuk do te largohet pa luftuar mire per nje qendrim ne klubin zikalter.”

Biraghi eshte nje nga lojtaret me te papelqyer te Interit gjate ketij sezoni nga tifozet zikalter sepse per ta ai nuk eshte ne nivelin qe Interi pretendon.

Nuk kane qene te pakta heret kur ai eshte vershellyer kete sezon ne San Siro nga publiku interist sepse paraqitjet e tij kane qene shume poshte mesatares.

Ai e nisi mire aventuren e tij me nje assist teper te bukur ne ndeshjen e tij te pare por pothuajse gjithcka u ndal ne ate moment dhe me pas asgje.

Shume krosime te gabuara, gabime ne pozicionim, gabime ne pasim, asnjehere vendimtar.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.