465 views

Vendimi – Skuadra zikalter ne derby me shirit te zi ne krah
Lojtaret e Interit te dielen ne darke me rastin e derbyt do te zbresin ne fushe me shirit te zi ne krah per te nderuar Gian Marco Moratti – vellain e presidentit legjendar te Interit Massimo Moratti – i cili u nda nga jeta vetem pak dite me pare pas nje semundje te rende ne moshen 81 vjecare.
Gian Marco Moratti ishte njeri prej djemve te Angelo Morattit, nje nga biznesmenet me te famshem ne Itali dhe me nje profil shume te respektuar ne te gjithe Italine. Edhe ai si vellai dhe babai i tij, kishte Interin ne zemer madje trashigoi disa aksione nga babai i tij per shume vite me radhe.
Keshtu, perpara ndeshjes, te dyja skuadrat e Milanos do te mbajne nje minute heshtje ne nder te tij.