Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

707 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Vendoset fati i 6 lojtareve te huazuar tek Interi: shpeton vetem nje prej tyre!

Vendoset fati i 6 lojtareve te huazuar tek Interi: shpeton vetem nje prej tyre!
Inter Club Staff

Nje nga temat dhe problemet me te medha te merkatos ne shtepine Inter lidhet pikerisht me rikthimin ne baze te lojtareve qe jane te larguar ne huazim me te drejte blerje.

Per keta flet sot Tuttosport qe tregon se si ne skuader nuk ka vend aspak per Mauro Icardi, Radja Nainggolan, Ivan Perisic, Joao Mario dhe Dalbert, edhe ne rast se ata nuk do te blihen nga klubet respektive. 

Gjithcka lidhet edhe me situaten e Icardit, duke pare qe ekziston mundesia gjithmone qe PSG te paguaje 70 milione euro.

Kjo gje, nese ndodh, do te ishte nje frymemarrje shume e madhe per bilancin e Interit sepse do te kthehej menjehere ne nje plusvalence te paster.

Por vendimi per Icardin eshte marre me kohe: nuk ka vend tek Inter, do te largohet me siguri.

Nderkohe Radja Nainggolan do te rikthehet nga Cagliari e mund te perfundoje tek Fiorentina.

Po Ivan Perisic? Ai mund edhe te perfshihet ne nje tratative per Tolisson dhe per bavarezet do te shkonte edhe nje shume e konsiderueshme parash.

Nderkohe, Joao Mario do te transferohet ne Rusi vetem nese Interi ben ulje sepse Ruset nuk duan te paguajne 18 milione euro.

Edhe Dalbert nuk e ka te sigurt qendrimin ne Firenze sepse shifra e blerjes eshte e larte por nje mundesi qe ai te blihet nga Fiorentina eshte nese perfshihet ne marreveshjen e mundshme per Chiesan.

Keshtu, Interi per Mauro Icardi, Radja Nainggolan, Ivan Perisic, Joao Mario dhe Dalbert ka vendosur se nuk do te kete nje shans te dyte.

I vetmi lojtar ne huazim qe mund te kete nje shans te dyte eshte Valentino Lazaro qe nese Newcastle nuk do te shpenzoje 23,5 milione euro per blerjen e tij, ai do te rikthehet dhe mund edhe te qendroje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.