Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

227 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Verdelli: “Interi, ekipi ok. Campagnaro blerja me e mire”.

Verdelli: “Interi, ekipi ok. Campagnaro blerja me e mire”.
Ardis
  • On 07/09/2013, 16:31

Corrado Verdelli, ish lojtar dhe trajner i Interit, ne nje interviste te leshuar ne portalin IlSussidario.net, ka folur per merkaton e zikalterve dhe modifikimet qe ka sjelle Walter Mazzarri. Ja dhe deklarata e tij:

Rolando titullar apo rezerve fikse?
“Duhet kohe perpara se te behesh titullar. Aktualisht ka lojtare me te forte, ose me te mire se ai, ne mbrojtjen e Interit”
.

Ranocchia eshte i gatshem per te marre statusin e pasardhesit te Samuel?
“Shpresojme, eshte ajo qe i uroj. Kete vit duhet te jete vendimtar per ta kuptuar: Ranocchia ka ardhur tek Inter mbasi kishte treguar kualitete premtuese, me pas ngeli pak ne nivelin e skuadres se sezonit te kaluar”.

Per sa ke pare deri ne keto momente, Campagnaro eshte blerje me e mire?
“Do te thoja pa dyshime qe po. Eshte lojtari me i mire i mbrojtjes zikalter, ose me sakte lojtari me ne forme”.

Mazzarri ka ringjallur mbrojtjen me tre, te perdorur me pare nga Stramaccioni?
“Ne fillim e shikoja me dyshim, nuk besoja ne efikasitetin e kesaj zgjidhjeje; me pas kam pare qe mbrojtja zikalter u permisua shume, po djeg etapat e automatizmave dhe mund te jap nje gjykim pozitiv per mbrojtjen me tre”.

Kesaj skuadre i mungon edhe nje blerje tjeter?
“Nese Interi do te merrte pjese ne Champions apo Europa League, do ti duhej nje blerje tjeter, por duke u aktivizuar vetem ne kampionat dhe Coppa Italia, ekipi eshte adapt ashtu sic eshte”.

Kush eshte Jonathan i vertete: ai i viteve te kaluara apo ky aktuali?
“Shpresoj shume qe te jete ky qe kemi pare ne kete fillim sezoni, por eshte akoma shpejt per te kuptuar vlerat e tij. Jonathani i vitit te kaluar ishte shume i veshtire per tu kuptuar: me nderrimin e trajnerit ka pasur nje shperthim, te shikojme sesi do te jete gjate gjithe sezonit”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.