Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

4,585 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Verona-Inter 0-3, notat: Kush eshte per Interin? Handa dhe Palacio dihej. Hernanes dhe D’Ambrosio ngrene doren…

Inter Club Staff

Interi fiton dhe bind ne Verona me rezultatin 3-0 me golat e Palacios dhe Icardit si edhe nje autogol. Duket sikur demtimi i Mancinit i dha frutet e veta. Keto jane notat e ndeshjes se sotme:

Handanovic 8: Pret penalltine e radhes. Por jo vetem aq, pret gjithcka qe i vjen nga futbollistet e Verones. Gjigand.

D’Ambrosio 7: Nese do dinte te krosonte me mire do te ishte nje Dani Alves per Interin, te pakten sot. Vrapon pa u lodhur, shtyn pa pushim. Por duhet te punoje pak me shume me saktesine e kroseve.

Vidic 6,5: Nje duel alla Jean Claude Van Damme me Tonin, por pa gabuar asgke. Nuk i lejon hapsira edhe kur i vershellejne penalltine e radhes te paqene kunder.

Ranocchia 7: Ne naten ku Interi nuk mund te fundosej, e ku perballe kishte sulmuesin me ne forme te kampionatit, ben nje ndeshje mjaft bindese. Pa frike.

Juan 6: E nis keq me ate karton te verdhe qe ne minutat e para. Por permiresohet me kalimin e kohes dhe behet me i sakte.

Guarin 6: Nje ndeshje e sakte, dicka qe eshte e veshtire te thuhet per te. Por luan pa rrezikuar shume, dhe ndihmon skuadren ne te gjitha fazat.

Medel 7: Kur duhet te beje vetem “rekuperuesin” dhe jo ndertuesin eshte absolutisht i mrekullueshem. Ne ndeshje te tilla duken cilesite qe ai ka. Por kur kerkohet ndihma e tij ne ndertimin e lojes, gjerat ndryshojne.

Brozovic 5,5: Eshte ne nje faze disi per poshte. Luan me nje ritem te ulet dhe nuk ka shume besim ne vetvete. Humbet edhe nje rast te arte per gol. Ndoshta skualifikimi mund te jete dicka pozitive per te e mbase i duhet nje pushim.

Hernanes 7: Luan nje ndeshje te pare me te vertete shume bindese e me pas ne pjesen e dyte bie pak. Por nese do duhej ti pergjigjej pyetjes “Kush eshte per Interin?” me siguri qe pergjigja do te ishte “Une po”.

Palacio 8: Nje ndeshje e mrekullueshme per te, prej nje Palacio te vjeter. E kur themi te vjeter nuk duam te themi moshen, por e kemi per Palacion Old Style, ai qe i dergonte mbrojtjet ne varreza. E sot, pikerisht ai i dergon atje mbrojtesit e Verones me nje asist dhe nje gol.

Icardi 7,5: Sulmues gjithnje e me shume komplet, gjithnje e me shume total. Gol prej nuhatesi, por ka edhe nje prekje te topit te mrekullueshme. Do te behet dikushi ne futboll e shpresojme te behet tek Interi.

Gnoukouri, Felipe, Kovacic, pa vote.

Mancini 7: Skuadra pergjigjet “prezente” pikerisht atehere kur nuk pritej edhe aq. Nje ndeshje bindese e Interit, por sa keq qe eshte vone per objektivat sezonal tashme.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.