Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

340 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Verona-Inter, ja formacioni i mundshem i Contes: Eriksen ulet ne stol? Nderkohe pritet nga minuta e pare ne fushe Borja Valero!

Verona-Inter, ja formacioni i mundshem i Contes: Eriksen ulet ne stol? Nderkohe pritet nga minuta e pare ne fushe Borja Valero!
Inter Club Staff

Vazhdon tour-de-force i Interit, me skuadren zikalter qe sot do te luaje ne Bentegodi te Verones ndaj ketyre te fundit.

Ndeshja eshte me nje koeficent te larte veshtiresie, duke pare se kundershtari ka luajtur shume mire kete sezon.

Do te duhet nje sforco e madhe per te sjelle ne shtepi tre piket duke pare hapin fals qe ka bere Lazio dhe Juventusi.

TE REJAT E FUNDIT NGA VERONA – Juric ne vigjilje te ndeshjes ka thene se mezi po ja del te mbaje standartin duke luajtur cdo tre dite.

Kjo eshte nje situate e re per nje klub si Hellas qe nuk ben kupat europiane. Ne krahasim me turnin e fundit ku Verona u mund me Brescian, tekniku pritet te hedhe perseri ne fushe Gunter, Amrabat dhe Pessina. Eshte rekuperuar edhe Badu qe do te jete ne pankine. Balotazh ndermjet Di Carmine dhe Stepinski.

TE REJAT E FUNDIT NGA INTERI – Ka nje numer te larte mungesash per Conten, i cili nuk do te kete pese elemente ne dispozicion per shkak demtimi apo skualifikimi.

Sot do te jene jashte D’Ambrosio, Bastoni, Sensi, Barella dhe Moses: nigeriani eshte i vetmi qe mund te rekuperohet ne ekstrem.

Mbrojtja pritet te jete e detyruar e gjitha me Godin, Skriniar dhe De Vrij ndersa ne krah pritet te jete Young dhe Candreva. Anglezi eshte favorit ndaj Biraghi.

Borja Valero mund te luaje nga minuta e pare duke ulur ne stol keshtu Christian Eriksen dhe Gagliardini mund te ulet ne stol gjithashtu per ti lene vendin Vecinos perkrah Brozovic.

Ne sulm, kemi nje sfide ndermjet Lautaros dhe Sanchez per nje bluze titullari perkrah Romelu Lukaku. Kesaj radhe eshte favorit kiliani.

FORMACIONET E MUNDSHME:

VERONA (3-4-2-1): Silvestri; Rrahmani, Günter, Kumbulla; Faraoni, Amrabat, Veloso, Lazovic; Pessina, Zaccagni; Di Carmine.

Ne pankine: Berardi, Radunovic, Empereur, Bocchetti, Lovato, Adjapong, Dimarco, Badu, Lucas, Verre, Stepinski, Pazzini.

Tranjeri: Juric.

Te skualifikuar: asnje.

Te padisponueshem: Dawidowicz, Danzi, Borini, Salcedo, Eysseric.

INTER (3-4-1-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Godin; Candreva, Gagliardini, Brozovic, Young; Borja Valero; Lukaku, Sanchez.  

Ne pankine: Padelli, Berni, Ranocchia, Pirola, Asamoah, Biraghi, Agoume, Vecino, Eriksen. Lautaro, Esposito.

Tranjer: Conte.

Te skualifikuar: D’Ambrosio (1), Bastoni (1).

Te padisponueshem: Sensi, Moses, Barella.

ARBITER: Irrati. Asistente: Passeri e Lo Cicero. Arbiter i katert: Ros. Var: Orsato (Cecconi).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.